AlbNatyra ka arritur të anëtarësohet në EUROPARC Federation, rrjetin më të madh evropian të organizatave dhe …
Rreth Nesh
Shoqata AlbNatyra është themeluar në vitin 2008 me Vendimin e Gjykatës nr. 2358, i ndryshuar në vitin 2016 me Vendimin nr. 2358/1. Që nga themelimi i saj, AlbNatyra ka pasur si mision kryesor mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Gjatë periudhës 2008–2016, aktivitetet e organizatës janë fokusuar kryesisht në rritjen e kapaciteteve të shoqatave lokale të pyjeve dhe kullotave, përmes mbështetjes teknike, trajnimeve të specializuara, këshillimit dhe përfaqësimit të interesave të tyre në nivele më të larta të vendimmarrjes kombëtare. Këto ndërhyrje kanë synuar përmirësimin e praktikave të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore dhe kullosore, duke nxitur përdorimin tradicional dhe të përgjegjshëm të tyre si një mekanizëm kyç për ruajtjen afatgjatë të ekosistemeve natyrore.
Në vitet e fundit, AlbNatyra ka zgjeruar ndjeshëm fushëveprimin e misionit të saj përmes zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të rëndësishme në fushën e ruajtjes së biodiversitetit dhe mbrojtjes së vlerave natyrore të Shqipërisë. Këto projekte adresojnë në mënyrë të integruar menaxhimin e qëndrueshëm të habitateve natyrore, mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm si një mjet për zhvillim socio-ekonomik lokal. Në të njëjtën kohë, AlbNatyra mbështet aktivisht përfshirjen e komuniteteve lokale, të rinjve dhe grave në proceset e ruajtjes së natyrës dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Mbrojtja dhe promovimi i vlerave
Mbrojtja dhe promovimi i vlerave të natyrës Shqiptare, si: biodiversitetin, ekosistemet, habitatet, florën, faunën dhe specieve të rrezikuara.
Zhvillimin Rural
Mbrojtja dhe promovimi i vlerave të natyrës Shqiptare, si: biodiversitetin, ekosistemet, habitatet, florën, faunën dhe specieve të rrezikuara.
Ekspertizë
Ekspertizë dhe mbështetja e politikave mjedisore për cështjet e ndryshimeve klimatike, ngrohjes globale, ndotjes dhe përqafimi i praktikave më të mira në energjinë e gjelbërt.
Edukimi
Edukimi dhe mbështetja e brezit të ri dhe respektimi i të drejtave të njeriut, barazisë gjinore,etnive,etj.
Eventi fundit
Mbledhja e Komitetit të menaxhimit të parkut kombëtar të Shebenik
Takimi i parë i Komitetit të Menaxhimit për vitin 2025 më 12 shkurt. Gjatë këtij takimi, anëtarët do të diskutojnë qëllimet kryesore, prioritetet strategjike dhe hapat e parë që do të ndërmerren për të siguruar një menaxhim të qëndrueshëm dhe efektiv. Ky proces do të përfshijë një analizë të situatës aktuale, identifikimin e sfidave dhe mundësive, si dhe përfshirjen e palëve të interesuara për të garantuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar.
Lajmet e fundit
December 1, 2025
Monitorimi i faunës së egër në Parkun Kombëtar Shebenik, roli i komunitetit Albnatyra, në bashkëpunim me …
November 25, 2025
Përshkrim Teknik i Pellgut të Lumit Shkumbin dhe Gjendjes së Tij Ekologjike Karakteristikat gjeografike dhe hidrologjike …
Partnerët Tane










