AlbNatyra tejkalon objektivat e synuara në projektin e Reload

Posted by: | Posted on: April 18, 2019

Pas një periudhe  6 mujore të projektit “Mbrotja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane” mbështetur nga UNDP dhe Bashkia Librazhd në zbatim të programit (ReLOaD) financuar nga Bashkimi Europian, Shoqata rajonale AlbNatyra bën analizën e aktiviteteve të saj në zbatim të këtij projekti.
Qëllimi kryesor i projektit është reduktimi i ndotjeve urbane që ndotin lumin Shkumbin, një problem mjaft i madh viteteve të fundit shkaktuar nga faktori Njeri.

Cfarë janë realizuar:

1. Për ndërgjegjësimin e komunitetit janë realizuar takime me banorët e 15  fshatrave nga 12 fshatra të planifikuara në projekt.

2. Për edukimin e brezit të ri janë realizuar 13 orë edukative nga 12 shkolla të planifikuara në projekt.

3. Për monitorimin e ndotjes nga mbetjet urbane janë evidentuar 115 pika të ndotura në 35 fshatra nga 12 fshatra që ishin planifikuar në objektivat e projektit.

4.Janë analizuar 4 kampione uji në 4 pika të ndryshme të lumit Shkumbin nga 3 pika të planifikuara në projekt.

5. Është realizuar 1 konferencë për prezantimin e rezultateteve të monitorimit të ndotjeve në Bashkinë Librazhd.

6.Janë prodhuar  1400 fletë palosje, 27  postera, 47  kopje mbi analizat e monitorimit të ndotjeve etj.

Në të gjitha aktivitetet janë përfshirë drejtpërdrejtë 1023 persona nga 750 të planifikuara ku 360 prej tyre janë gra dhe vajza dhe deri në fund të projektit synojmë pjesëmarrjen e 250 personave të tjerë.

Takime ndërgjegjësuese janë realizuar me grupet e synuara si: Shoqatën e Gruas, Shoqatën e komunitetit Egjiptian, me të rinjtë e Librazhdit etj.
AlbNatyra për realizimin e objektivave të synuara në muajin në vazhdim do të realizojë këto aktivitete:   1.Vendosjen e koshave për riciklim ( 18 copë) në 6 shkollat e Bashkisë Librazhd   2.Ndërtimi i një rrjete mbi lumin Shkumbin për grumbullimin e plastikës në Lumin Shkumbin.   3.Aktivitete të përbashkëta për pastrimin e 10 pikave hotspot të përcaktuara në raportin e monitorimit.  4.Prodhimin e 220 çantave prej lecke për përdorim me qëllim uljen e përdorimit të qeseve.   5.Konferencë përmbyllëse të projektit.

 Sipas monitorimit të dytë nga ekipi i ReLOaD/UNDP dhe Bashkisë Librazhd, Shoqata AlbNatyra është vlerësuar maksimalisht për zbatimin e projektit dhe arritjen dhe tejkalimin e objektivave të synuara. Një nga arritjet e projektit është dhe bashkëpunimi me institucionet si psh. AdZM Elbasan e cila ka qenë një nga partnerët kryesorë për zbatimin e këtij projekti. Gjithashtu Zyra Arsimore Librazhd nëpërmjet drejtorive të shkollave kanë treguar gatishmëri maksimale për zhvillimin e orëve edukative në shkolla por edhe në aktivitetet e pastrimit. Bashkia Librazhd ka qenë gjithmonë e përfshirë në aktivitetet e zhvilluara nga AlbNatyra.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!