Archives

now browsing by author

 
Posted by: | Posted on: December 17, 2021

Kerkohet nje specialist komunikimi dhe krijimin e videove

Shoqata AlbNatyra eshte duke zbatuar nje projekt me titull “Strengthening the role of local community as an important stakeholder for biodiversity protection”, projekt i cili zbatohet ne parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice dhe qe mbeshtetet financiarisht nga CEPF (Critical Ecosystem Partnership Fund) dhe PONT (Prespa Ohrid Nature Trust). Ne zbatim te ketij projekti kerkojme te punesojme si konsulent nje specialist për bërjen dhe editimeve filmike sipas kerkeses se shoqates AlbNatyra.
Detyrat:

  1. Hartimi, editim dhe montim video skenare per aktivitetet dhe personazhe te projektit.
  2. Filmime te lira te takimeve dhe aktiviteteve ne natyre
  3. Fotografi te ndryshme dhe/ose informacione dhe materiale per postimet ne web dhe rrjetet sociale
    Aktivitetet do te jene te shperndara ne kohe dhe ne vende te ndryshme, fshatra ne territorin e Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice. Ky shërbim kërkohet për periudhën janar deri në qershor i shpërndarë në 40 ditë punë, të ndara në studio dhe në terren kur ka aktivitete. Projekti merr persiper transportin nga Librazhdi deri ne vendin e punes.
    Kandidatet potencial duhen te kene përvojën e duhur lidhur me filmimet dhe editimet e tyre në minutazh të shkurtër dhe përvoja në veprimtari të ngjashme..
    Kandidatet duhet te paraqesin nje CV si dhe ofertën e tyre nepermjet email-it info@albnatyra.org deri me daten 05.01.2022

.

Posted by: | Posted on: December 6, 2021

A mund ti njohim kërpudhat ?

A mund ti njohim kërpudhat ?

Në ditët sotme shumë pak njerëz i njohin kërpurdhat që rriten në natyrë. Shpesh herë kur shikojmë në pyjet tona kërpurdha ndjehemi të pa sigurtë nëse ato konsumohen apo jo. Në disa raste pyesim më të vjetërit ose ndonjë specialist që janë të paktë që i njohin nëse janë helmuese apo jo. Kërpurdhat në këto kohë prodhohen me shumicë në plantacionet e sipërmarësve që mbushin tregun por që nuk janë ato që kanë shijen si ato në natyrë. Kërpurdhat shtohen sidomos në dy stinët e vitit; në pranverë dhe në vjeshtë kryesisht pas shiut kur edhe moti është me temperature jo shumë të ulëta. Kërkpurdhat janë të ndara në saprofite dhe parasite dhe shtohen me spore, hife dhe në mënyrë vegjetative, ato preferojnë toka të pasura me homus dhe ne pyjet e dushkut dhe të ahut, por që lloje të ndryshme gjenden kudo, në cdo kohë dhe në cdo vend ku ka edhe lagështi.

Disa nga llojet e kërpurdhash nuk mund të konsumohen për shkak se janë helmuese dhe sjellin komplikacionet në organizmin e njeriut, ndërsa tek disa kafshë janë të preferuara psh. Nga derri i egër.Kërpurdhat që njihen në komunitet për konsum janë psh. dervishja,barkkuqja,djegësja etj.

Gjithësesi mendojmë që duhet të ketë një informacion më të hollësieshëm edhe edukues per nxënësit e shkollave dhe komunitetin për njohjen dhe përdorimin e kërpuradheve. Kërpurdhat janë një ushqim i preferuar dhe përdoren gjerësisht nga konsumatorët, por që kërourdhat natyrale duhet kujdes në përdorim e tyre.

Posted by: | Posted on: November 6, 2021

Nënshkrimi i marrëveshjes me PONT

Në zbatimin e vendimit të Bordit Mbikëqyrës të PONT për të shtrirë programin e tij të ruajtjes në zonën më të gjerë të Ohrit, dhe duke plotësuar mbështetjen e ofruar për autoritetet e zonës së mbrojtur, PONT së fundi ka dhënë grante për pesë organizata joqeveritare, në bashkëpunim me Fondin e Partneritetit të Ekosistemit Kritik (CEPF).

Granti për Shoqatën AlbNatyra fokusohet në reduktimin e kërcënimeve ndaj vlerave natyrore të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë në Shqipëri duke krijuar një Rrjet Monitorimi dhe Raportimi të vullnetarëve nga radhët e anëtarëve të komunitetit lokal.

AlbNatyra do të asistojë rrjetin në krijimin e një bashkëpunimi efektiv me autoritetet e parkut dhe departamentet e policisë dhe zjarrfikësve të qeverisjes vendore të Librazhdit dhe Prrenjasit. Granti synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin e anëtarëve të komunitetit lokal dhe aktorëve të tjerë për vlerat e parkut dhe nevojën për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të tyre.

Sot AlbNatyra nënshkroi një marrëveshje me PONT përfaqësuar nga Znj. Mirjam de Koning, drejtuese ekzekutive në PONT dhe Z.Oliver Avramoski, oficer për grantet në PONT, për zbatimin e një mini-projekti me temë “Fuqizimi i rolit të komunitetit si një partner i rëndësishëm në mbrojtjen e biodiversitetit”. Ky projekt financohet nga CEPF dhe PONT.

► Projekti konsiston në ngritjen dhe trajnimin e grupeve lokale për të monitoruar, raportuar dhe ndërhyrë në rastet e nevojshme për mbrojtjen e biodiversitetit në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

► Ky grup do ti vijë në ndihmë administratës së Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë për të kryer më mirë rolin e tyre në terren dhe në bashkëpunim me komunitetin lokal.

#PONT

#AdZMElbasan

#CEPF

Posted by: | Posted on: April 29, 2019

Urime! AKZM mbush 4 vjeç!

 I urojmë suksese AKZM (Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura) në 4 vjetorin e themelimit të saj, për kontributin e dhënë në mbrotjen, menaxhimin dhe promovimin e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri. Respekt për të gjithë ranger-at, specialistët dhe drejtuesit rajonalë të Zonave të Mbrojtura për sakrificën dhe kontributin që japin çdo ditë dhe natë në terrene të vështira dhe në mungesën e logjistikës bashkëhore…
Ne si organizatë mjedisore ju inkurajojmë dhe ju mbështesim për misionin tuaj tepër të rëndësishëm dhe të vështirë njëkohësisht.

AKZM ka sjell një model të ri në adminitratën shtetërore në aspektet organizative dhe të sipërmmarrjes së detyrave të reja të pazbatuara më parë në Shqipëri.
Suksese të mëtejshme për drejtorin e përgjithshëm të AKZM, z. Zamir Dedej, i cili ka ngritur dhe ka udhëhequr këtë institucion të rëndësishëm për zonat e mbrojtura dhe natyrën Shqiptare në përgjithësi…
Shoqata AlbNatyra
♻️ ♻️ ♻️ ♻️ ♻️

Posted by: | Posted on: April 19, 2019

Festa ”Miqtë e malit” në Komunën Gjinar Elbasan

Tashmë është bërë traditë e përvitshme e këtij aktiviteti të madh festiv  i cili organizohet nën kujdesin e stafit të Komunës Gjinar, Elbasan në fillim të muajit qershor .

Një festë pothuajse me shumë aktivitete, duke filluar nga panairi me produkte vendase:  bulmet, mjaltë, komposto, pije etj, të cilat serviren nga banorët. Gjithashtu kemi dhe produktet artizanale ku përmendim punimet me grep, qëndistari si dhe veshjet dhe kostumet popullore që e bëjnë këtë festë mjaft interesante për pjesëmarrësit e shumtë, të cilët vijnë nga të gjitha anët jo vetëm nga komuna Gjinar por edhe nga Elbasani, Tirana e pse jo edhe të huaj (Zv.Ambasadorja e Suedisë).

Vlerësime maksimale ka marrë stafi organizativ, i cili me modestinë dhe me mundësitë e pakta financiare arrijnë të realizojnë një koncert me kenge, valle dhe lojra popullore tradiconale të zonës. Te ftuarit në këtë festë janë të shumtë, por vihet re pjesëmarrja e deputetëve të zones, prefekti, kryetarë komunash etj, të cilët e vlerësojnë këtë aktivitet dhe e shohin me interes te madh .
Tradita e komunës Gjinar vazhdon në një mënyrë të qëndrueshme dhe kjo festë tashmë ka marre një emër ”Miqtë e malit”,  me një kuptim të madh ku njerëzit ngado që vijnë shijojnë bukuritë natyrore të pikes turistike  Gjinar, e cila u jep mundësinë e çlodhjes dhe argëtimit në një peisazh të gjelbër si dhe me një ajer të pastër të ofruar nga pishat bujare, të cilat janë mbrojtur me fanatizëm nga komuniteti i kësaj zone.
Për realizimin e kësaj feste të madhe Komuna Gjinar ka bashkëpunuar ngushtë me fondacionin CNVP, e cila disa vjet rresht ka mbështetur këtë komunë në shumë projekte mbi pyjet dhe kullotat, ku këtu vlen të permenden : regjistrimi i pyjeve në pronësi të komunës, hartimit të planit strategjik, ngritja e kapaciteteve organizative e shoqatës së zhvillimit të burimeve natyrore si dhe mundësimin e shkëmbimit të eksperiencave dhe përvojave me shoqata të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Janaq Male, drejtues i kësaj organizate, në çdo kohë ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur këto aktivitete që i japin jetë zonave rurale.
Vlerësojmë dhe inkurajojmë stafin e kësaj komune të ndjekë këtë rrugë për të konkretizuar projekte të tjera të rëndësishme për zhvillimin rural të kësaj zone.

Email ThisBlogThis!Share to TwitterShare to Facebook

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!