Ekipi CEPF zbarkon në Shebenik

Posted by: | Posted on: September 17, 2021

Në parkun Kombëtar Shebenik  u realizua një vizitë  nga Z.Oliver Lamgrand, drejtor ekzekutiv  i organizatës Critical Ecosystem Partnership Found (CEPF) bashkë me stafin e tij, me qëllim kryesor monitorimin e aktiviteteve të projektit “Mbrojtja e biodiversitetit në Kullotat e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë”, projekt i cili po zbatohet nga Shoqata AlbNatyra.

CEFP është një organizatë ndërkombëtare e cila punon për mbrojtjen e natyrës, kryesisht për mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe të habitateve të ndryshme në të gjithë botën.

Shoqata AlbNatyra është përzgjedhur si një nga organizatat më të suksesshme në zbatimin e aktiviteteve të projektit në rajon.

Projekti që po zbatohet në Shebenik ka si objektiv të përgjithshëm mbrojtjen e biodiversitetit të bimëve në kullotat alpine duke ndërhyrë me disa aktivitete që mund të përmirësojnë situatën.

Problemi i identifikuar është prishja e rendit dhe  ekujlibrave midis bimëve barishtore, ku graminaceat po rrezikojnë seriozisht ato legumonoisae.

Kjo situatë ka ndodhur për shkak të rënies së intensitetit të kullotave. Rënia e numrit të bagëtive në kullota ka ndodhur për shumë arsye. Së pari nga mungesa e kushteve, mungesa e mbështetjes dhe mungesa e angazhimit të të rinjve. Nga kjo arsye graminacet duke mos u kullotur kanë tendencën e ekspansionit ndaj legumozeve. Gjithashtu ndërmjet tyre janë disa bimë të rrezikuara (red list) të cilat gjithashtu janë tepër të rrezikuara dhe në këtë situatë ndodhen edhe bimët endemike apo subendemike të zonës së parkut Kombëtar Shebenik.

Aktivtetet kryesore të këtij projekti janë përcaktuar dhe po zbatohen kryesisht në mbështetjen e barinjve në përmirësimin e kushteve higjeno sanitare dhe instalimin e lidhjen me sinjal interneti për të lehtësuar komunikimin e tyre, si dhe për nxitjen e të rinjve që të përfshihen në këtë aktivitet.

Z.Lamgrand vizitoi kortitën e ujit të ndërtuar në fushën e Letmit e cila është ndërtuar nga shoqata AlbNatyra në kuadër të këtij projekti dhe mban një kapacitetet mbi 300 kokë të imta.Gjithashtu ai vizitoi edhe stanet në malin e Letmit dhe disa nga stanet në Kusar.

E gjithë vizita e tij u shoqërua dhe nga specialistët e AdZM Elbasan të cilët informuan rreth parkut Kombëtar dhe sfidat që ka ky park për mbrojtjen dhe menaxhimin e tij. Sipas koordinatorit për Shqipërinë për CEPF z. Mirjan Topi vizita ishte tepër e suksesshme dhe që objektivat janë pothuasje të përmbushura gjë që inkurajon stafin e AlbNatyra për të vazhduar më tej me ide dhe projekte të reja.

Në fund të ditës grupi CEPF vizituan edhe Malin e Kusarit i cili ka një pamje fantastike dhe është shumë magjepës në të gjitha stinët.

Për shoqatën AlbNatyra, vizita i një përfaqësuesi të lartë për të parë nga afër aktivitet e projektit është një nxitje dhe një motivim i madh, gjithashtu një vlerësim i pa krahasueshëm.

AlbNatyra ashtu sikurse po realizon me përpikmëri të gjitha këto aktivitete të këtij projekti do të vazhdojë të kontribojë pa u ndalur në mbrotjen e natyrës, të biodiversitetit, të habitateteve, të specieve të rrezikuara etj,





Comments are Closed

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!