PROÇEDURE TENDERIMI ME NEGOCIM
(Specifikime teknike)
Objekti : Punime për vendosje antene interneti, si dhe furnizim dhe vendosje panele fotovoltaike për stanet në PK Shebenik-Jabllanicë.
Emri i projektit : “ Mbrojtja e Biodivesitetit në Kullotat e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë“
Përmbledhje te projektit: Shoqata AlbNatyra është duke zbatuar projektin “Mbrojtja e Biodivesitetit në Kullotat e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë” mbështetur nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet e Kërcënuara (CEPF) dhe për aplikimin për një grant nëpërmjet Skuadrës Rajonale të Zbatimit (RIT) e udhëhequr nga BirdLife International. Qëllimi i këtij projekti është mbrojtja e biodiversitetit (bimët e rrezikuara) duke përmirësuar kushtet e fermerëve në stane për mbarështimin e bagëtive. Aktivitetet që do të zbatohen në këtë projekt janë ndërgjegjësimi i fermerëve dhe komunititetit për rëndësinë e shtimit të numrit të bagëtive në kullota dhe përmirësimin e kullotave me ndërtim koritash për sigurimin e ujit të pijshëm për bagëtitë, si dhe përmirësimin e kushteve higjeno-santiare dhe të komunikimit në stanet që përdoren nga fermerët.
QËLLIMI: Shoqata Albnatyra në zbatim të projektit “Mbrojtja e Biodivesitetit në Kullotat e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë” projekt i cili zbatohet në parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë kërkon që në disa aktivitete ndërtuese,furnizim dhe vendosje paijse hidro-sanitare, furnizim panele fotovoltaike për ndriçim dhe furnizim e vendosje paisjesh për internet, përcakton më poshtë për ofrues shërbimesh:
SPECIFIKIME TEKNIKE
- Ndërtim antene trasmetuese nga njëra pikë në tjetrën ( Point to point)
- Ndërtim i antenës të internetit në vendin e quajtur Maja e Katrafilit me qëllim marrjen e internetit nga fshati Qarrishtë dhe trasmetimin e tij për tek Stanet e Kusarit.
- Antena do të ndërtohet me konstrukt metalik në dy shtylla vertikale me gjatësi 600 cm duke pëfshirë dhe pjesën fundore, në lartësinë 250 cm do të vendoset stabiliment profil metalik për vendosje kasete metalike dhe të panelit fotovoltaik. Antena do të sigurohet mirë për mos lëvizjen nga era dhe faktorë të tjerë.
- Antena do të jetë e pajisur edhe me një shkarkues të energjisë të shkaktuar nga rrufetë (sistem mbrojtës) që do të shkarkohet në tokë nëpërmjet një grope.
- Në stabilimentin e antenës do të vendoset një kasete metalike me përmasa 50 cm x 30 cm dhe me lartësi 30 cm. Kaseta do të jetë e pajisur me kyç dhe e izoluar për mos futjen e lagështisë.Kaseta do të shërbejë për vendosjen e baterisë, të inverterit dhe të paisjeve furnizuese të energjisë.
- Bateria do të jetë 100 Amp me 12 vol dhe xhelatinore dhe ajo duhet të ketë një garanci të paktën 2 vjeçare.
- Paneli fotovoltaik 100 watt do ketë përmasa h=3.5 cm, L 120 cm, 54.5 cm dhe apm. 5.5, bashkë me panelin do të jenë dhe fishat dhe adapter të energjisë (dy ren).
- Furnizim dhe vendosje e dy antenave të internetit me këto specifikime: 1.antene marrëse Nanostation 5mgh me të gjithë aksesorët e saj.
- Furnizmin dhe vendosje antene interneti akses point (dhënëse në drejtim të staneve 2 Mghz me të gjithë aksesorët e saj.
- Të gjitha paisjet duhet të jenë të çmontueshme me qëllim që të hiqen kur barinjtë të largohen nga stani.
- Fuqinë punëtore, sipërmarrësi do ta sigurojë nga komuniteti me qëllim që ata të përfitojnë nga ky projekt por edhe të ndjejnë një përgjegjësi më të madhe për ta mbrojtur këtë objekt.
- Sipërmarrësi përbën më shumë interes në vlerësim kur është me aktivitet brenda apo rreth parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë (bashkia Librazhd ose Prrenjas), për shkak se duhet të ndërhyjë për ndonjë defekt apo avari që mund të shfaqet në këtë objekt.
- Punimet duhet të përfundojnë brenda 1 muaji nga data e lidhjes së kontratës.
- Punimet do të ndiqen nga ekspertët e Shoqatës AlbNatyra dhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura.
- Punime për furnizimin dhe vendosjen e paneleve fotovoltaike në stane.
- Furnizim dhe vendosje panele fotovoltaike ne 3 stane për ndriçimin e tyre dhe me qëllim furnizimin e antenave marrëse të internetit.
- Furnizimi dhe vendosje baterie në 3 stane për akumulim energjie me specifikime 100-150 amper dhe 12 volt.
- Furnizim dhe vendosje të 3 antenave marrëse nano station loco 2mghz me të gjithë aksesorët e tyre.
- Furnizim dhe vendosje rooter Wi Fi në 3 stane duke përfshirë programimin dhe instalimin e tyre.
- Ofertuesi/operatori duhet të paraqesë këto dokumenta :
- Licenca e Subjektit
- Licensa nga AKEP ne fushën e internetit
- NIPT
- Ofertë të subjektit e nënshkruar dhe me vulë. Oferta duhet të permbajë te gjitha elementet e përshkruar më sipër dhe për renda duhet të paraqitet çmimi për njësi duke përfshirë edhe TVSH.
- Grafiku i furnizimit :
Të gjitha punimet duhet të përfundojnë brenda një muaji kalendarik nga data e lidhjes së kontratës midis shoqatës AlbNatyra dhe Sipërmarrësit.
Adresat për dorzimin e Ofertave, me postë: Shoqata AlbNatyra me adrese pranë Zyrave e Shoqatës MEDPAK Librazhd, ose në email: racfp.org@gmail.com
Afati i fundit pranimit te ofertave : data 10.07.2021 ora 23.59
Formulari Ofertës
Datë:____/____/2021
Subjekti:_______________________________
NIPT___________________________________
Adresa:_________________________________
Nr | Përshkrimi i punimeve apo shërbimit | Njësia | Sasia | Lekë | Vlera |
1 | Ndërtim antene profil metalik në dy kollona h 6m dhe 80×80 mm | copë | 1 | ||
2 | F.v kasete metalike 50x30x35 cm | copë | |||
3 | F.v panele diellore për antenën | copë | 2 | ||
4 | F.v bateri 100-150 amp 12 volt | copë | 4 | ||
5 | F.v antene NStation 5mgh | copë | 1 | ||
6 | F.v antene NStation 2 mgh | copë | 1 | ||
7 | F.v antenna Nstation loco 2 mgh | copë | 3 | ||
8 | F.v inverter (antena) | copë | 1 | ||
9 | F.v panele diellore për stane | copë | 3 | ||
10 | F.v rooter WiFi / wireless | copë | 3 | ||
Shuma | |||||
TVSH | |||||
Totali |
Shënim: Oferta duhe te përfshije edhe TVSH.
Për sipërmarrësin :
____________________