Në kuadër të projektit “Mbrojtja e biodiversitetit në kullotat e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë” shoqata AlbNatyra mundësoi ndërtimin e një antene interneti e cila ju vjen në ndihmë blektorëve për përmirësimin e kushteve të komunikimit në stanet e tyre.
Kushtet e vështira në stane, që gjenden në zonat malore ka ndikuar në uljen e interesit për të mbajtur dhe shtuar numrin e bagëtive në kullotat alpine.
Për këto arsye me mbështetjen e BirdLIFE dhe nëpërmjet CEPF shoqata AlbNatyra nëpërmjet kompanisë “Interfiber” po bën të mundur furnizimin me sinjal interneti të disa staneve që gjenden në kullotat alpine.
Ky objektiv u arrit me sukses me kërkesë dhe me mbështetjen e AdZMElbasan si edhe me qëllimin kryesor mbrojtjen e biodiversitetit në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Pas kësaj faze AlbNatyra do të mbështesë barinjtë edhe me panele fotovoltaike për ndricim si edhe për përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare kryesisht të mirëfunksionimit të banjove (gropa septike,paisje hidraulike dhe dushe).
Me përmirësimin e kushteve synojmë që të rinjtë ta shohin si një mundësi e mirë punësimi duke patur parasysh edhe përmirësimin e kushteve në stanet e Shebenikut.
Gjithsesi ky do të jetë një model që duhet zbatuar edhe në stanet e tjera që ushtrojnë aktivitetin e kullotave në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

