Shoqata AlbNatyra eshte duke zbatuar nje projekt me titull “Strengthening the role of local community as an important stakeholder for biodiversity protection”, projekt i cili zbatohet ne parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice dhe qe mbeshtetet financiarisht nga CEPF (Critical Ecosystem Partnership Fund) dhe PONT (Prespa Ohrid Nature Trust). Ne zbatim te ketij projekti kerkojme te punesojme si konsulent nje specialist për bërjen dhe editimeve filmike sipas kerkeses se shoqates AlbNatyra.
Detyrat:
- Hartimi, editim dhe montim video skenare per aktivitetet dhe personazhe te projektit.
- Filmime te lira te takimeve dhe aktiviteteve ne natyre
- Fotografi te ndryshme dhe/ose informacione dhe materiale per postimet ne web dhe rrjetet sociale
Aktivitetet do te jene te shperndara ne kohe dhe ne vende te ndryshme, fshatra ne territorin e Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice. Ky shërbim kërkohet për periudhën janar deri në qershor i shpërndarë në 40 ditë punë, të ndara në studio dhe në terren kur ka aktivitete. Projekti merr persiper transportin nga Librazhdi deri ne vendin e punes.
Kandidatet potencial duhen te kene përvojën e duhur lidhur me filmimet dhe editimet e tyre në minutazh të shkurtër dhe përvoja në veprimtari të ngjashme..
Kandidatet duhet te paraqesin nje CV si dhe ofertën e tyre nepermjet email-it info@albnatyra.org deri me daten 05.01.2022

.