Mjedis i pastër -Jetë e shëndetshme

Titulli i projektit “Mjedis i mbrojtur -Jetë e Shëndetshme” është përzgjedhur qëllimisht për faktin se vitet e fundit mjedisi është degraduar dhe ndotur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në njësinë amdinistrative Orenjë, ashtu si në çdo vend tjetër, mbetjet urbane nuk grumbullohen,transportohen apo përpunohen, por ato janë të hedhura kudo nëpër përrenj, rrugë apo kanale. Vitin e fundit, Bashkia Librazhd ka bërë një përpjekje mjaft të mirë duke pajisur qendrën e fshatit Funarës me kosha mbetjesh të cilët janë mjaft të domosdoshme por jo të mjaftueshme.

Komunitetit të zonës në fakt i ka munguar dhe informacioni apo ndërgjegjësimi rreth impaktit negativ që sjellin mbetjet urbane dhe nuk u kushtojnë shumë rëndësi. Mbetjet urbane gjenden në përrenj dhe vende të papërshtatshme madje dhe anës rrugës auto të fshatit, ku përveç ndotjes japin dhe një impakt negativ të peisazhit të bukur të këtij fshati.

Aktivistët e shoqatës AlbNatyra pastruan disa pika përgjatë rrugës auto me qëllim jo vetëm pastrimin e tyre por edhe për të dhënë një mesazh ndërgjegjësues për komunitetin.

Shperndaje
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!