Ndotja e lumit Shkumbin, reagon Shoqata AlbNatyra

Posted by: | Posted on: April 30, 2019

 

Gjatë një monitorimi përgjatë brigjeve të lumit Shkumbin, Shoqata AlbNatyra ka fotografuar nga afër situatën e rëndë të ndotjes në këtë lum. Mbetjet plastike të varura nëpër pemë në të gjithë gjatësinë e lumit, të hedhura pa menduar aspak që po ndotim natyrën tonë. Kjo është panorama aspak e këndshme që i përket këtij lumi. Ndotja fillon që nga rrjedhja e sipërme e lumit dhe vazhdon deri në derdhjen e tij në det ( Laguna e Karavastasë). Lumi Shkumbin është një nga lumenjtë më të gjatë në Shqipëri me prurje të konsideureshme , i cili para 20 vitesh përdorej masivisht edhe për plazh, ndërsa sot jo vetëm që nuk përdoret për plazh por është kthyer në një kazan mbetjesh ku dhe rrezikon zhdukjen e llojeve të ndryshme të peshqve. Trofta e egër e lumit, tashmë si një specie në listën e kuqe po rrezikohet seriozisht drejt zhdukjes përfundimtare në këtë lumë.

Janë ndotjet masive, derdhja e ujërave të zeza dhe ndërtimi i Hec-ve që po rrezikojnë seriozisht për të mos e patur më të pranishëm këtë peshk në Lumin Shkumbin. Rreth 500 ton mbetje hidhen çdo vit në territorin e Bashkisë Prrenjas dhe Librazhd nga banorët e fshatrave dhe të dy qyteteve. Një ndotje kolosale që aspak nuk e ndihmon këtë zonë për zhvillimin e turizmit. Edhe pse shpeshherë është ngritur zëri për këtë fenomen tepër negativ, përsëri nuk ka inisiativa apo programe për ta përmirësuar sadopak atë.
Qeveria Shqiptare,Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po ashtu edhe institucione të tjera duhet të ndërmarrin patjetër një aksion kombëtarë ndërgjegjësimi të komunitetit, grupeve të ndryshme shoqërore, shkollave, bizneseve etj si dhe te merren masa për përmirësimin dhe shtimin e shërbimeve për pastrimin e fshatrave dhe lagjeve të ndryshme që i hedhin mbetjet në përrenjtë e fshatrave. Shoqata AlbNatyra merr përsiper të angazhojë të gjitha mundësitë e saj që të kontriboje sadopak në përmirësimin e kësaj situate kaotike mjedisore.

Përgatitur nga : Stafi i Shoqatës AlbNatyra
27.02.2018





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!