Parku Kombetar Shebenik-Jabllanice

Parku Kombëtar i Ekosistemit Natyrore “Shebenik-Jabllanicë” është shpallur  me  Vendimin e Keshillit te Minsitrave nr.640 date 21.05.2008

  1. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat  

Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” ka një sipërfaqe të përgjithshme 33 927,66 (tridhjetë e tre mijë     e   nëntëqind e njëzet e shtatë presje gjashtëdhjetë e gjashtë) ha, ku pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet pyjore, të ndjekura nga sipërfaqet kullosore, bujqësore, joprodhuese, shkëmbore dhe sipërfaqe troje, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Kufijtë e këtij “Parku Kombëtar” janë, si më poshtë vijon:

a) Veri:

Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd-Steblevë, me rrugën Librazhd-Dorëzi, me koordinata 4441509.41L/4564276.59V, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llanga, Fushë Studa. Kufiri verior ndjek rrugën e fshatit Borovë, në kuotën 887 m, përroin e Zallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë-Klenjë, në kuotat 1328 m, 1462 m, 1484 m, 1654 m, 1778 m, pika kufitare, me kuota 1980 m (Shkëmbi i Shqipes) (4 460 524.30 L/4 580 064.18V)

b) Lindje:

Kuota 1980.0 m (Shkëmbi i Shqipes), me koordinata 4 460 524.30L/4 580 064.18V, vijon përgjatë kufirit shtetëror, në kuotat 2071 m, Maja e Radacit (2081 m), 2069 m, Qafa e Kruqit, 2132 m, Shpella e Ariut, 2030 m, Qafa e Kokelit (1883 m), 1922 m, 1948 m (Maja Reti Kurorës), 2020 m (Maja “Varri Marikës”), 2133 m (Maja e Kallkanit), 2189 m, 1709 m, 1611 m, 1594 m, Qafa Rinas 1404 m, me koordinata 4 465 215.85L/4 553 644.62V.

c) Jug:

Kuota 1404 m, me koordinata 4 465 215.85L/4 553 644.62V, ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësorë, në drejtim te Qafa e Policës, në kuotën 1366 m (Maja Kyqi Mjet), kalon te Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugën për këmbësorë dhe me kuotat 1379 m, 1376 m (Maja e Skurës), me koordinata 449 513.84L/4 553 516.22V.

ç) Perëndim:

Kuota 1376.3 m (Maja e Skurës), me koordinata 449 513.84L/4 553 516.22V) zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në kuotat 1147 m, 1054 m (Maja e Trestenikut), 1143 m (Maja “Varri i Plakës”), 1063 m, ndjek rrugën për këmbësorë për në fshatin Bozgarë-Kokrevë, në kuotën 783 m, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, në kuotat 767 m, 744 m, 1100 m, 505 m, 916 m, kalon përgjatë rrugës Dorëzi-Librazhd, deri te pika e takimit me rrugën automobilistike Librazhd-Steblevë, me koordinata 4 441 509.41L/4 564 276.59V.

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

 Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë  mund të  vizitohet :

v  Librazhd – Fushë Studen –Stebleve

Për të apasionuarit pas natyrës mund të vizitojnë  në këmbë, majën e Kallkanit, liqenet e Sal Xhyrës, Vishoricën, majën e Zezë rreth 4 orë me këmbë  vajtje  ardhje  nga rruga auto.

v  Librazhd Qafë Shapkë,Sereci

Me andej me këmbë majën e Shebenikut, qafën e Derstilës, liqenet e Dragostunjës, liqenet e Shebenikut  etj, 5 ore vajtje ardhje me këmbë.

v  Prrenjas -Rrajcë Bardhaj ose Skenderbej dhe me andej fushën e Valit ,liqenet e Rrajcës, luginen e Bushtricës, Koklin,gropat e Belicës etj; vajtje ardhje 5 orë në këmbë.

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës
  1. FLORA

Në  territorin e Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” ka një florë të pasur dhe shumë të larmishme, prej kushteve të përshtatshme të terrenit dhe formave të shumta gjeologjike e gjeografike, duke krijuar larmi mikroklimatike dhe habitatesh. Aty  gjenden rreth 32 % e florës së Shqipërisë duke filluar nga bimët e ulta te zonës  shkurretave  pyjeve te dushkut (Quercus), pishës  zezë (Pinus nigra), ahut (Fagus Sylvatica) bredhit bardhë (Abies Alba )e deri tek kullotat alpine.

Rëndësi të vecantë kanë edhe bimët mjekësore e mjaltëse të cilat numurohen në  mbi 178 lloje, si kamomili(Matricaria chamomilla), njëmijëfleteshi (Achillea millefolium), lulebalsami (Hypericum perforatum),trumza (Satureja Montana), trëndafili egër (Rosa canina), molla e egër (Malus sylvestris), kulumbria (Prunus spinosa), mjedra (Rubus idaeus), dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus), dëllinja e zeze, (Juniperus communis), bliri (Tilia platyphyllos), rigoni (Origanium vulgare), salepi (Orchis mascula), agulicja(Primula veris), shpatorja (Iris illyrica), murrizi (Crataegus oxyacanthea), vadhëza (Sorbus aucuparia), Peshtriku vilëngjashëm (Muscari botryoides), Mokërrza (Genista hassertiana Bald.) Pinguikula e ballkanit (Pinguicula balcanica) Hepatika fisnike (Hespatica nobilis Miller.)

Shumë bimë janë të rrezikuara dhe kërkojnë mbrojtje strikte si: tisi (Taxus baccata), panja e malit (Acer platanoides), mëlleza (Ostrya carpinifolia), bliri (Tilia platyphyllos), sanza (Gentiana lutea), salepi (Orchis albanica), ajdësi alpeve (Laburnum alpinu), crocusi (Crocus dalmaticus), zambaku Shqiptar(Lilium albanicum),boronica (Vaccinum mirtyllus), çaj mali (Sideritis raeseri), mëshrekna (Betula pendula), manushaqja e dukagjinit(Viola ducadjinika), genista endemike (Genista hassertiana).

  1. FAUNA

Fauna është shumë e pasur në lloje të ndryshme,duke filluar nga gjallesat njëqelizore e më andej me dhjetra specie zvarranikësh, amfibësh, peshqish brejtësish , gjitaret e vegjël e deri tek gjitarët e medhenj dhe shpendët e zogjtë.

Ndër specie më të rëndesishme janë triton, trofta e malit,lakuriqet e nates, zvarranike të ndryshëm , si vipera, etj. Specie te rendesishme takohen edhe tek gjitaret e vegjel si minjte, si psh. gjumashi i lajthise.

Ndër gjitarët e mëdhej permendim dy grupe të rëndësishme barengrënsit si lepuri i eger (Lepus  europaeus), derri egër (Sus scrofa), kaprolli (Capreolus capreolus), dhija e egër (Rrapicapra rupicapra), ketri (Sciurus vulgaris), baldosa (Meles meles),  etj.

Mishngrënsit kryesore janë: Rriqebulli (Lynx lynx balcanicus),ariu i murrëm(Ursus arctos),  ujku(Canis lupus), zardafi (Martes martes), kunadhja (Martes foina), ,macja e egër( Felis silvestris), dhelpra (Vulpes vulpes),  etj

Shpendët përbëjnë një pasuri të vecante  e të mahnitëshme,takohen  shumë specie të rëndesishme, si: gjeli egër, kaliqyqes, shqiponja, qukapiku,skifteri, gjeraqina, thëllëza e malit, shkabat.

Zogjtë përbëjnë një ansambël të vërtetë me cicerimat e tyre, takohen gjithandej në zonat urbane, pyjet  e deri tek kullotat alpine.

Monumente natyre

Në Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë ndodhen këto MN :

  1. Mështekna e Qarishtës
  2. Shpella e Kosharishtit 
  3. Shpella e malit të Letmit
  4. Burimi i Studnës
  5. Gurra e Kosharishtës
  6. Liqenet e Rajcës
  7. Liqeni i Shebenikut
  8. Liqeni i Varrit të Plakës
  9. Rrapi i Taksimit
  10. Rrapi i Gizaveshtit

  1. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës (nëse ka)

Shpella e Kosharishtit (Eremite) ndodhet në fshatin Koshorisht Njësia Administrative Lunik e vendosur mbi  një shkëmb gëlqeror e cila  ka një hitori nga shekulli XI-të hyrja me kundrejtm nga jugu (shpella e kishës) ka një muzati të pikturuar mjaft të bukur.  

Pergatiti: Inxh; Fatmir Brazhda

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!
https://mostbet-uzbekistons.com, https://mostbet-oynash24.com, https://1win-azerbaycanda24.com, https://1xbet-azerbaycanda24.com, https://mostbetcasinoz.com, https://mostbetsportuz.com, https://1xbet-az24.com, https://1win-az-777.com, https://1winaz777.com, https://vulkan-vegas-casino2.com, https://1xbet-az-casino.com, https://1win-azerbaijan2.com, https://mostbet-az24.com, https://1xbetkz2.com, https://mostbetaz777.com, https://mostbet-az.xyz, https://pinup-az24.com, https://mostbetuztop.com, https://pinup-azerbaycanda24.com, https://mostbet-azerbaycanda.com, https://mostbetsitez.com, https://vulkan-vegas-erfahrung.com, https://1x-bet-top.com, https://pinup-azerbaijan2.com, https://1winaz888.com, https://mostbetaz2.com, https://1xbetaz3.com, https://vulkanvegas-bonus.com, https://kingdom-con.com, https://most-bet-top.com, https://1xbet-azerbaijan2.com, https://1xbetcasinoz.com, https://mostbet-kirish777.com, https://mostbettopz.com, https://mostbet-uz-24.com, https://mostbet-royxatga-olish24.com, https://vulkan-vegas-bonus.com, https://1xbetaz888.com, https://1win-qeydiyyat24.com, https://vulkanvegasde2.com, https://vulkan-vegas-spielen.com, https://vulkanvegaskasino.com, https://1win-azerbaijan24.com, https://vulkan-vegas-888.com, https://1xbetaz777.com, https://mostbet-azerbaycan-24.com, https://1xbet-az-casino2.com, https://mostbet-az-24.com, https://mostbet-ozbekistonda.com, https://pinup-bet-aze1.com, https://pinup-qeydiyyat24.com, https://1xbet-azerbaycanda.com, https://vulkan-vegas-24.com, https://pinup-bet-aze.com, https://mostbetuzbekiston.com, https://mostbet-azerbaijan2.com, https://mostbetuzonline.com, https://mostbet-qeydiyyat24.com, https://mostbet-azerbaycanda24.com, https://mostbet-azer.xyz, https://1xbetaz2.com, https://mostbet-azerbaijan.xyz, https://1xbetsitez.com, https://vulkan-vegas-kasino.com, https://1win-az24.com