Plan – Veprimi “Mbrojtja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane”

Posted by: | Posted on: June 24, 2019

Në mbështetje të Programit Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën,Republikën e Maqedonisë së Veriut, Maline Zi dhe Serbinë. Shoqata AlbNatyra po zbaton nje miniprojekt të mbështetur nga UNDP dhe Bashkia Librazhd me titull “Mbrojtja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane”

Një nga aktivitetet kryesore të këtij miniprojekti është dhe monitorimi i ndotjeve urbane duke konstatuar vendgrumbullimet e mbetjeve dhe shkarkimet e ndryshme ndotëse në lumin Shkumbin.

Për këto arsye ekspertet e shoqatës AlbNatyra monitoruan 10 fshatra që shtrihen përgjatë pellgut ujëmbledhës të lumit Shkumbin, duke përcaktuar me GPS vendodhjen e mbetjeve dhe kryerjen e analizave laboratorike te gjendjes bakterologjike dhe të ngarkesës kimike të ujit të marrë në 4 pika të ndryshme në lumin Shkumbin. Grupi i punës në hartën dixhitale, përpunuar në GIS ka përcaktuar sipas verifikimeve në vend 136  pika në të gjithë përrenjtë dhe fshatrat që kanë vendgrumbullim të mbetjeve. Mbetjet që janë evidentuar në sasi por edhe në përbërje, janë mbetje të depozituara kudo për shkak të mungesës së infrakstrukturës së duhur. Ato  depozitohen nga familje, grupfamiljesh,bisnese etj. Nga verifikimet e realizuara rezulton se mbetjet janë kryesisht plastikë, qelq, metal, mobilje dhe mbetje bimore.

Pas kësaj faze eskpertët hartuan dhe një Plan – Veprimi që i dorëzohet Bashkisë Librazhd, i cili do ti shërbejë Bashkisë për të marrë masat e nevojshme dhe kryerjen e aktiviteteve të duhura për të reduktuar ndotjet urbane. Kontaminimi i ujërave sipas analizave laboratorike është mbi normën e lejuar, që do të thotë që lumi Shkumbin është i ndotur dhe përbën rrezik për infeksione si dhe ka ndryshuar dhe ekuilibrat ekologjike duke ndikuar habitatet ujore dhe ekosistemin e tij.

Dokumentet Raport monitorimi dhe Plani i Veprimit file:///C:/Users/User/Downloads/Plani%20i%20veprimit_%20v7.pdfu dorëzuan në Bashkinë Librazhd të shoqeruara me hartat dhe materiale të tjera promovuese.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!