Kush Jemi Ne

AlbNatyra është një organizatë mjedisore e fokusuar në mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të biodiversitetit në Shqipëri, me një theks të veçantë në Parkun Kombëtar të Shebenikut. Si një ekip, ne punojmë për të ruajtur ekosistemet e rrezikuara dhe për të promovuar praktika të qëndrueshme që fuqizojnë komunitetet lokale.

image

Misioni ynë

Misioni ynë është të mbrojmë dhe të promovojmë trashëgiminë e pasur natyrore të Shqipërisë, duke krijuar një të ardhme ku zhvillimi i qëndrueshëm dhe mirëqenia e komuniteteve janë në harmoni me natyrën. Ne besojmë se çdo qytetar, qoftë në zonat rurale apo urbane, duhet të ndjejë përfitimet e një mjedisi të shëndetshëm dhe të lulëzuar.

Veprimtaritë Kryesore

1. Veprimtaritë kryesore  Mbrojtja dhe promovimi i vlerave të natyrës Shqiptare, si: biodiversitetin, ekosistemet, habitatet, florën, faunën dhe specieve të rrezikuara.  Zhvillimin Rural dhe social-ekonomik për përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve në zonat rurale dhe urbane.  Promovimin dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të Eko-Turizmit, Agro-turizmit dhe Agro-pylltarisë.  Ekspertizë dhe mbështetja e politikave mjedisore për cështjet e ndryshimeve klimatike, ngrohjes globale, ndotjes dhe përqafimi i praktikave më të mira në energjinë e gjelbërt.  Edukimi dhe mbështetja e brezit të ri dhe respektimi i të drejtave të njeriut, barazisë gjinore,etnive,etj.

Vizioni Ynë

Një e ardhme ku natyra dhe mirëqenia e qytetarëve janë në zemër të zhvillimit të qëndrueshëm, duke garantuar që interesat e të gjitha grupeve shoqërore të përfaqësohen dhe promovohen. Përmes edukimit, ndërgjegjësimit, avokimit dhe veprimeve konkrete, ne synojmë të mbrojmë dhe pasurojmë vlerat natyrore dhe socio-ekonomike të zonave rurale dhe urbane, duke krijuar një impakt pozitiv e të qëndrueshëm në shoqërinë shqiptare.

Si i Arrijmë Qëllimet Tona

AlbNatyra përmbush misionin e saj nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe institucionet. Përmes projekteve inovative, aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe partneriteteve me institucione publike e private, si dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, ne koordinojmë dhe promovojmë nismat që fuqizojnë komunitetet lokale dhe mbrojnë pasuritë natyrore të Shqipërisë.

Bashkohuni me ne në misionin tonë për të mbrojtur natyrën dhe fuqizuar komunitetet në të gjithë Shqipërinë. Së bashku, mund të krijojmë një Shqipëri më të gjelbër dhe më të drejtë, ku natyra dhe njerëzit bashkëjetojnë në harmoni.

Join Our Mission to Improve a Child's Feature, Pet’s Life and Our Planet.