Sigurohet ujë i pijshëm për bagëtitë në kullotat e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Posted by: | Posted on: August 5, 2021

Rreth 400 kokë dele sot në këto temperatura të larta, kanë mjaftueshëm ujë të pijshëm, ku AlbNatyra ka ndërtuar dhe rehabilituar 2 korita uji të cilat kanë përmasa: 20 metra të gjata dhe 40×40 cm.

Mungesa e ujit të pijshëm për bagëtitë ka sjellë një përkeqësim të kushteve për mbarështimin e tyre. Numri i tyre vitet e fundit po reduktohet dukshëm, kjo për pasojë edhe e mungesës së mbështetjes së barinjve me kushtet bazë të nevojshme.
Shoqata AlbNatyra pas përfundimit të Koritave do të përmirësojë kushtet e higjienës sidomos të banjove të cilat sot janë mjaft të vështira. Së pari do të realizohet ndërtimi i gropave septike të cilat mungojnë.

Pas kësaj faze do të përmirësohet furnizimi dhe përdorimi i ujit në banjo me disa punime hidraulike. Gjithashtu do të sigurohen dushe me dru zjarri për të përmirësuar kushtet për barinjtë të cilët sot lahen në kushte jo normale.
Të gjitha këto po realizohen në kuadër të projektit “Mbrojtja e biodiversitetit në Kullotat e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë” Minigrant i fituar dhe i mbështetur nga CEFP (Critical Ecosystem Partnership Found) nëpërmjet BirdLife International.
Mbështetja dhe bashkëpunimi me AdZM Elbasan ka qenë mjaft produktive dhe shpresojmë që në të ardhmen të realizojmë projekte të tjera më të rëndësishme.





Comments are Closed

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!