Të jetosh me Parkun Kombëtarë Shebenik-Jabllanicë

Posted by: | Posted on: August 27, 2019

Nuk ka më bukur kur natyra, kultura, tradita dhe ndërtimet karakteristike me gurë të gdhendur me pasion nga ndërtues të Gollobordës, të cilat nuk kanë pse mos të jenë një vlerë unike e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. 
Sot, nesër dhe pasnesër këto vlera njerëzore,kulturore dhe natyrore do të jenë objekt i kuriozitetit të turistëve perëndimorë dhe jo vetëm, të cilët do të rendin të shohin, të prekin dhe të shijojnë nga afër këto mrekulli. 
Shebeniku me relievin e tij të egër të ndëthurur me pyje të virgjër, me 14 liqene akullnajore, me mbi 1200 lloje bimësh, faunë dhe pasuri të tjera nuk ka se si të mos lakmohet për pushime, studime dhe klipe..
Rrajca, si pjesë e rëndësishme e Parkut Kombëtar Shebenik e shton më shumë pjacën, duke treguar jo vetëm vlera natyrore por edhe legjenda dhe histori kombëtare. Në çdo vend ka gjurmë graniti të legjendarit SKËNDERBEU, udhëheqësi që shpartalloi ushtritë atomane..dhe nuk ka sesi vallja Rrajcare të mos jetë qershia mbi tortë.. Gatimet e amvisave, qulli me arrat e Gizaveshit dhe rakia e thanës apo e kumbullës të zier dy herë të dehin bashkë me këngët me iso të Hotolishtit e të Qukësit.
Flladi që të freskon në gusht dhe ajri që të mbushin mushkëritë përgjatë luginave që zbresin tatëpjetë si qilim i gjelbërt të mbrojtura me fanatizëm nga komuniteti fisnik i Steblevës, Qarrishtës, Librazhd-Katundit etj. të ringjallin optimizmin e jetës dhe nuk mund të shkëputesh lehtë nga qetësia dhe bukuria e tyre.

Eja në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, shijo natyren!

AlbNatyra guide






Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!