Thirrje për: Ekspert mjedisi

Posted by: | Posted on: April 18, 2019

Emri i projektit: “Mbrotja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane“
P

Përshkrimi i projektit: Projekti ka si synim kryesorë të përmirësojë gjendjen e ndotjes aktuale të lumit Shkumbin nëpërmjet ndërgjegjësimit, aktivizimit të aktorëve të ndryshëm, analizës së situatës dhe hartimin e një plani veprimi për të ardhmen. Projekt i cili zbatohet në kuadër të Programit Rajonal Për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimore (ReLOaD). Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNDP.
Qëllimi: Në zbatim të projektit, Shoqata Albnatyra ka si objektiv të ofrojë shërbimin e ekspertizës mjedisore “Hartimi i Planit të Veprimit për reduktimin e ndotjeve urbane në Bashkinë Librazhd”  e cila do të kryhet nga një konsulent mjedisi (Inxh.Mjedisi).
Detyrat që do kryejë eksperti mjedisit: Hartimi i një Plani Veprimi për reduktimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd, ku përfshihet analiza e situatës referuar edhe raportit të përgatitur nga monitorimi i ndotjeve urbane dhe analizave të kryera nga AlbNatyra për cilësinë e ujërave të lumit Shkumbin. Plani i Veprimit do të prodhohet dhe shumëfishohet në 80 kopje. Kohëzgjatja për përpunimin dhe botimin e këtij drafti do të jetë 2 muaj (Shkurt-Mars 2019) sipas kontratës që do të lidhet midis shoqatës dhe ekspertit të mjedisit që do të shpallet nga kjo proçedurë e hapur.

SPECIFIKIME TEKNIKE

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:     

  • Arsimi i lartë, diplomuar në fushën e Mjedisit (Ing.Mjedisi)     
  • Eksperiencë jo më pak se 3 vjet në fushën e mjedisit      
  • Të ketë licencë mjedisore (përbën favor)
  • Të ketë eksperiencë si eskpert/konsulent projektesh në një organizatë/institucion.    
  • Të ketë të paktën 2 referenca për kontrata pune konsulence në fushën e mjedisit.
  • Përbën favor nëse kandidati ka hartuar plane veprimi mjedisore.
  • Aftësi komunikuese dhe drejtuese të punës në grup
  • Të jëtë fleksibël me oraret e punës.

Detyrat që do të kryejë Eksperti Mjedisor: 

  • Hartimi i një plani veprimi për reduktimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd të planifikuar në një periudhë afat mesme dhe afatgjatë.
  • Grumbullimin e të gjitha informacioneve të mundshme dhe përpunimin e tyre në mënyrë tekniko-shkencore për ndikimin që kanë mbetjet urbane dhe parashikimi mbi mënyrat efiçente dhe me kosto normale për reduktimin në maksimum të ndotjeve duke parashikuar dhe rrugët dhe mundësitë ekonomike të Bashkisë Librazhd.
  • Konsulenti për hartimin e planit të veprimit do ti referohet edhe studimit të kryer për monitorimin e mbetjeve urbane në territorin e Bashkisë Librazhd dhe analizave të ujërave të Lumit Shkumbin.
  • Drafti do të hartohet dhe do të printohet nga vetë konsulenti në 80 kopje që do të shërbejë si udhërrëfyes se si Bashkia do të reduktojë në maksimum mbetjet duke përfshirë dhe aktorë të tjerë vendorë,rajonalë, kombëtarë,etj.
  • Materialet të përgatiten edhe në versionin powerpoint duke marrë parasysh të gjitha rekomandimet e zbatuesit të projektit, si dhe do të prezantohet nga vetë konsulenti mjedisorë në konferencën përmbyllëse.
  • Eksperti mjedisorë(Konsulent) do të ketë një afat dy-mujor për hartimin e këtij plani duke filluar menjëherë pas lidhjes së kontratës midis palëve.
  • Draft-i i Planit të Veprimit do të merret në dorëzim nga një komision i ngritur nga Shoqata AlbNatyra i cili 10 ditë përpara dorëzimit përfundimtarë do të shqyrtohet nga komisioni përkatës.
  • Versioni final i Planit të Veprimit  duhet të përgatitet në një format të përshtatshëm për publikim dhe ai duhet të shumëfishohet në 80 kopje. Detajet teknike për publikimin do të bëhen të qarta nga Shoqata AlbNatyra dhe do të vendosen bashkarisht me ekspertin.


II.                Dokumentat që duhen paraqitur nga kandidatët për ekspert mjedisi:
1.      CV e aplikantit dhe diplomë (skanim me ngjyra)

2.      Kualifikime të ndryshme mbi fushën e mjedisit

3.      License Mjedisore (fotokopje)

4.      Referenca nga punëdhënës apo nga OJF (me kontakte të plota të punëdhënësve)

Të interesuarit deri me datë  10.02.2019 të dërgojnë dokumentat e mësipërme në adresën e email-it [email protected]
Preferohen kandidatë që janë nga qyteti i Librazhdit apo brenda qarkut Elbasan.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!