Ujëra të mbrojtura për komunitete të shëndetshme

Posted by: | Posted on: November 2, 2019

Mbrojtja e ujërave nga ndotjet urbane është qëllimi kryesor i projektit që zbatohet nga shoqata AlbNatyra në Bashkinë Elbasan, ku krahas këtij projekti po zbatohen disa projekte të mbështetura nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimorw (ReLOaD) të financuar nga Bashkimi Europian dhe që zbatohet nga UNDP në Shqipëri në 12 bashki.

Albnatyra nëpërmjet stafit të saj është duke kryer monitorimin e situatës së ndotjeve në Bashkinë Elbasan, kryesisht në dy Njësitë Administrative Shushicë dhe Labinot-Fushë. Evidentimi dhe përcaktimi në hartën GIS të pikave më të ndotura (hotspot) është realizuar me sukses nga ekspertët e shoqatës AlbNatyra. Harta e përftuar do ti shërbejë Bashkisë Elbasan për të patur një informacion të detajuar rreth ndotjes në këto dy njësi. 

Një nga objektivat e këtij projekti është dhe monitorimi i ndotjeve të ujit të lumit Shkumbin. Për këtë qëllim janë marrë kampione të ujit në 3 pika të segmentit të lumit Shkumbin nëpërmjet epruvetave dhe është dërguar në laboratorin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan ku edhe janë marrë rezultatet e para të këtij monitorimi të cilat do të bëhen publike në një workshop me pjesëmarrës nga të gjithë aktorët e përfshirë në projekt.

Ndotja e ambjentit nga mbetjet tona urbane të përditshme është një shqetësim real ku edhe janë marrë me dhjetra inisiativa dhe nisma për ta pastruar, por realiteti tregon që ndotja vazhdon dhe kjo ndodh kjo për disa arsye. Mungesa e infrastrukturës së duhur është një nga shqetësimet por shoqata AlbNatyra përveç këtij fakti ka si qëllim të ndërgjegjësojë dhe opinionin publik, komunitetin lokal,shkollat,bizneset dhe të gjithë aktorët e tjerë të përfshirë, për të treguar kujdes ndaj ndotjes por edhe për të kontribuar në mbajtjen pastër të ambjentit. Një nga temat që diskutohet në takimet e hapura me pjesëmarrësit, është dhe mundësia e ndarjes dhe riciklimit të mbetjeve në kushte të shtëpisë apo ambjentit të punës.

Gjatë kësaj periudhe prej 4 muajsh janë realizuar mbi 15 takime ku kanë marrë pjesë mbi 400 qytetarë në njësitë Shushicë dhe Labinot-Fushë ku vlen për tu theksuar që ka patur një pjesëmarrje të kënaqshme të moshës së re dhe e grave/vajzave.

Bashkëpunimi me aktorët e përfshirë ka qenë mjaft rezultativ sidomos me përfaqësuesit e Bashkisë Elbasan si dhe në Njësitë Administrative Shushicë dhe Labinot-fushë, një tregues që projekti po arrin të gjitha objektivat specifikë në përmirësimin e situatës së ndotjeve në Bashkinë Elbasan.

Krahas aktiviteteve të rëndësishme të këtij projekti, AlbNatyra me mbështetjen e ReLOaD do të realizojë në kuadër të “Javës Kombëtare të Ujit” më 5 nëntor një aktivitet në Njësinë Administrative Shushicë në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare Shushicë, ku është planifikuar dhe të bëhet një fushatë pastrimi në qendër të Shushicës e cila përveç se është një ndërhyrje me pastrim, më shumë është një veprim për ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve për një mjedis të pastër.

Ky monitorim u mbeshtet edhe nga Administrata e Zonave te Mbrojtura Elbasan.


Pregatiti ;   Inxh. Fatmir Brazhda





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!