Zambaku Shqiptar / Lilium albanicum

Posted by: | Posted on: February 8, 2024

đŸ„€Zambaku shqiptar (Lilium albanicum) Ă«shtĂ« bimĂ« me bulb, me njĂ« 30-40 cm. Gjethet janĂ« vizake, majĂ«mprehta, me 7 nervura, gjysmĂ«-pushtuese. Lulet janĂ« tĂ« vetmuara, rrallĂ« 2-3 dhe tĂ« varura. Tepalet janĂ« ngjyrĂ« tĂ« verdhĂ« ari, pa njolla pĂ«rsipĂ«r, tĂ« harkuara deri tĂ« spĂ«rveshura. ThekĂ«t janĂ« shumĂ« tĂ« dalĂ« dhe tĂ« varur. Pjalmoret janĂ« ngjyrĂ« portokalli. Fenologjia perfshin muajt maj-korrik. Kjo bimĂ« Ă«shtĂ« endemikeđŸ„€

PĂ«rhapja Kjo bimĂ« barishtore gjendet nĂ« kullota e livadhe subalpine dhe alpine, kryesisht nĂ« Parku KombĂ«tar ShebenikđŸ”ïž

Statusi Zambaku shqiptar është pjesë e Listës së Kuqe të Flores si lloj i rrezikuar (EN).

AlbNatyra në të ardhmen synon që të kryejë një studim dhe një hartëzim të shtrirjes të zambakut në territorin e Parkut Kombëtar Shebenik.

Nga njĂ« vĂ«zhgim i rastĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« vĂ«rejtur qĂ« ky habitatet gjendet nĂ« vargmalin e Shebenikut dhe Mali i Mirakut nĂ« njĂ« lartĂ«si mbi 2000 metra mbi nivelin e detitđŸ”ïž





Comments are Closed

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!