Kerkohet nje specialist komunikimi dhe krijimin e videove

Posted by: | Posted on: December 17, 2021

Shoqata AlbNatyra eshte duke zbatuar nje projekt me titull “Strengthening the role of local community as an important stakeholder for biodiversity protection”, projekt i cili zbatohet ne parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice dhe qe mbeshtetet financiarisht nga CEPF (Critical Ecosystem Partnership Fund) dhe PONT (Prespa Ohrid Nature Trust). Ne zbatim te ketij projekti kerkojme te punesojme si konsulent nje specialist për bërjen dhe editimeve filmike sipas kerkeses se shoqates AlbNatyra.
Detyrat:

  1. Hartimi, editim dhe montim video skenare per aktivitetet dhe personazhe te projektit.
  2. Filmime te lira te takimeve dhe aktiviteteve ne natyre
  3. Fotografi te ndryshme dhe/ose informacione dhe materiale per postimet ne web dhe rrjetet sociale
    Aktivitetet do te jene te shperndara ne kohe dhe ne vende te ndryshme, fshatra ne territorin e Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice. Ky shërbim kërkohet për periudhën janar deri në qershor i shpërndarë në 40 ditë punë, të ndara në studio dhe në terren kur ka aktivitete. Projekti merr persiper transportin nga Librazhdi deri ne vendin e punes.
    Kandidatet potencial duhen te kene përvojën e duhur lidhur me filmimet dhe editimet e tyre në minutazh të shkurtër dhe përvoja në veprimtari të ngjashme..
    Kandidatet duhet te paraqesin nje CV si dhe ofertën e tyre nepermjet email-it info@albnatyra.org deri me daten 05.01.2022

.


A mund ti njohim kërpudhat ?

Posted by: | Posted on: December 6, 2021

A mund ti njohim kërpudhat ?

Në ditët sotme shumë pak njerëz i njohin kërpurdhat që rriten në natyrë. Shpesh herë kur shikojmë në pyjet tona kërpurdha ndjehemi të pa sigurtë nëse ato konsumohen apo jo. Në disa raste pyesim më të vjetërit ose ndonjë specialist që janë të paktë që i njohin nëse janë helmuese apo jo. Kërpurdhat në këto kohë prodhohen me shumicë në plantacionet e sipërmarësve që mbushin tregun por që nuk janë ato që kanë shijen si ato në natyrë. Kërpurdhat shtohen sidomos në dy stinët e vitit; në pranverë dhe në vjeshtë kryesisht pas shiut kur edhe moti është me temperature jo shumë të ulëta. Kërkpurdhat janë të ndara në saprofite dhe parasite dhe shtohen me spore, hife dhe në mënyrë vegjetative, ato preferojnë toka të pasura me homus dhe ne pyjet e dushkut dhe të ahut, por që lloje të ndryshme gjenden kudo, në cdo kohë dhe në cdo vend ku ka edhe lagështi.

Disa nga llojet e kërpurdhash nuk mund të konsumohen për shkak se janë helmuese dhe sjellin komplikacionet në organizmin e njeriut, ndërsa tek disa kafshë janë të preferuara psh. Nga derri i egër.Kërpurdhat që njihen në komunitet për konsum janë psh. dervishja,barkkuqja,djegësja etj.

Gjithësesi mendojmë që duhet të ketë një informacion më të hollësieshëm edhe edukues per nxënësit e shkollave dhe komunitetin për njohjen dhe përdorimin e kërpuradheve. Kërpurdhat janë një ushqim i preferuar dhe përdoren gjerësisht nga konsumatorët, por që kërourdhat natyrale duhet kujdes në përdorim e tyre.


Nënshkrimi i marrëveshjes me PONT

Posted by: | Posted on: November 6, 2021

Në zbatimin e vendimit të Bordit Mbikëqyrës të PONT për të shtrirë programin e tij të ruajtjes në zonën më të gjerë të Ohrit, dhe duke plotësuar mbështetjen e ofruar për autoritetet e zonës së mbrojtur, PONT së fundi ka dhënë grante për pesë organizata joqeveritare, në bashkëpunim me Fondin e Partneritetit të Ekosistemit Kritik (CEPF).

Granti për Shoqatën AlbNatyra fokusohet në reduktimin e kërcënimeve ndaj vlerave natyrore të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë në Shqipëri duke krijuar një Rrjet Monitorimi dhe Raportimi të vullnetarëve nga radhët e anëtarëve të komunitetit lokal.

AlbNatyra do të asistojë rrjetin në krijimin e një bashkëpunimi efektiv me autoritetet e parkut dhe departamentet e policisë dhe zjarrfikësve të qeverisjes vendore të Librazhdit dhe Prrenjasit. Granti synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin e anëtarëve të komunitetit lokal dhe aktorëve të tjerë për vlerat e parkut dhe nevojën për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të tyre.

Sot AlbNatyra nënshkroi një marrëveshje me PONT përfaqësuar nga Znj. Mirjam de Koning, drejtuese ekzekutive në PONT dhe Z.Oliver Avramoski, oficer për grantet në PONT, për zbatimin e një mini-projekti me temë “Fuqizimi i rolit të komunitetit si një partner i rëndësishëm në mbrojtjen e biodiversitetit”. Ky projekt financohet nga CEPF dhe PONT.

► Projekti konsiston në ngritjen dhe trajnimin e grupeve lokale për të monitoruar, raportuar dhe ndërhyrë në rastet e nevojshme për mbrojtjen e biodiversitetit në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

► Ky grup do ti vijë në ndihmë administratës së Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë për të kryer më mirë rolin e tyre në terren dhe në bashkëpunim me komunitetin lokal.

#PONT

#AdZMElbasan

#CEPF


Ekipi CEPF zbarkon në Shebenik

Posted by: | Posted on: September 17, 2021

Në parkun Kombëtar Shebenik  u realizua një vizitë  nga Z.Oliver Lamgrand, drejtor ekzekutiv  i organizatës Critical Ecosystem Partnership Found (CEPF) bashkë me stafin e tij, me qëllim kryesor monitorimin e aktiviteteve të projektit “Mbrojtja e biodiversitetit në Kullotat e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë”, projekt i cili po zbatohet nga Shoqata AlbNatyra.

CEFP është një organizatë ndërkombëtare e cila punon për mbrojtjen e natyrës, kryesisht për mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe të habitateve të ndryshme në të gjithë botën.

Shoqata AlbNatyra është përzgjedhur si një nga organizatat më të suksesshme në zbatimin e aktiviteteve të projektit në rajon.

Projekti që po zbatohet në Shebenik ka si objektiv të përgjithshëm mbrojtjen e biodiversitetit të bimëve në kullotat alpine duke ndërhyrë me disa aktivitete që mund të përmirësojnë situatën.

Problemi i identifikuar është prishja e rendit dhe  ekujlibrave midis bimëve barishtore, ku graminaceat po rrezikojnë seriozisht ato legumonoisae.

Kjo situatë ka ndodhur për shkak të rënies së intensitetit të kullotave. Rënia e numrit të bagëtive në kullota ka ndodhur për shumë arsye. Së pari nga mungesa e kushteve, mungesa e mbështetjes dhe mungesa e angazhimit të të rinjve. Nga kjo arsye graminacet duke mos u kullotur kanë tendencën e ekspansionit ndaj legumozeve. Gjithashtu ndërmjet tyre janë disa bimë të rrezikuara (red list) të cilat gjithashtu janë tepër të rrezikuara dhe në këtë situatë ndodhen edhe bimët endemike apo subendemike të zonës së parkut Kombëtar Shebenik.

Aktivtetet kryesore të këtij projekti janë përcaktuar dhe po zbatohen kryesisht në mbështetjen e barinjve në përmirësimin e kushteve higjeno sanitare dhe instalimin e lidhjen me sinjal interneti për të lehtësuar komunikimin e tyre, si dhe për nxitjen e të rinjve që të përfshihen në këtë aktivitet.

Z.Lamgrand vizitoi kortitën e ujit të ndërtuar në fushën e Letmit e cila është ndërtuar nga shoqata AlbNatyra në kuadër të këtij projekti dhe mban një kapacitetet mbi 300 kokë të imta.Gjithashtu ai vizitoi edhe stanet në malin e Letmit dhe disa nga stanet në Kusar.

E gjithë vizita e tij u shoqërua dhe nga specialistët e AdZM Elbasan të cilët informuan rreth parkut Kombëtar dhe sfidat që ka ky park për mbrojtjen dhe menaxhimin e tij. Sipas koordinatorit për Shqipërinë për CEPF z. Mirjan Topi vizita ishte tepër e suksesshme dhe që objektivat janë pothuasje të përmbushura gjë që inkurajon stafin e AlbNatyra për të vazhduar më tej me ide dhe projekte të reja.

Në fund të ditës grupi CEPF vizituan edhe Malin e Kusarit i cili ka një pamje fantastike dhe është shumë magjepës në të gjitha stinët.

Për shoqatën AlbNatyra, vizita i një përfaqësuesi të lartë për të parë nga afër aktivitet e projektit është një nxitje dhe një motivim i madh, gjithashtu një vlerësim i pa krahasueshëm.

AlbNatyra ashtu sikurse po realizon me përpikmëri të gjitha këto aktivitete të këtij projekti do të vazhdojë të kontribojë pa u ndalur në mbrotjen e natyrës, të biodiversitetit, të habitateteve, të specieve të rrezikuara etj,


Monitorimi i qeverisjes së burimeve natyrore në Bashkinë Elbasan

Posted by: | Posted on: September 7, 2021

Në kuadër të projektit WeBER 2.0, Shoqata AlbNatyra filloi prezantimin e miniprojektit me titull “Monitorimi i zbatimit të ligjit për menaxhimin e resurseve natyrore” në takim me përfaqësuesit dhe drejtuesit e Bashkisë Elbasan. Ky miniprojekt mbështetet nga IDM Albania nëpërmjet financimit të Bashkimit Europian.

Qëllimi i projektit është Monitorimi i zbatimit të ligjit nga Bashkia Elbasan në lidhje me menaxhimin e burimeve natyrore nëpërmjet transparencës dhe përfshirjen e shoqërisë civile në vendimmarrje.

Në takimin e realizuar në bashkinë Elbasan mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Elbasan z.Gledian Latja, i cili në fjalën e tij theksoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me shoqërinë civile për projekte që ndikojnë në mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit sidomos në krijimin e hapësirave të gjelbërta dhe mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme.

Ndërsa eksperti i mjedisit z. Ahmet Mehmeti mbështeti idetë inovative për një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore lokale dhe se aktualisht është e nevojshme që në çdo kohë të kryhet monitorimi i aspekteve mjedisore, jo vetëm i pyjeve dhe ujërave por edhe i cilësisë së ajrit për banorët e qytetit të Elbasanit.

Shoqata AlbNatyra nëpërmjet ekspertëve dhe specialistëve të saj në zbatim të projektit do të vazhdojë me aktivitetet monitoruese dhe hulumtuese për komunitetin dhe grupet e tjera të interesit në lidhje me zbatimin e ligjit si dhe të përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i projektit është edhe monitorimi i shpërndarjes së informacionit nga Bashkia Elbasan, sidomos në media dhe në faqen zyrtare në internet.

Ato vendime që merren për përdorimin,shfrytëzimin dhe investimet në fushën e burimeve natyrore të jenë të publikuara edhe për komunitetin dhe grupet e tjera të interesit.

#WeBER2.0

#IDMAlbania

#EuropeanUnion

#BashkiaElbasan


Sigurohet ujë i pijshëm për bagëtitë në kullotat e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Posted by: | Posted on: August 5, 2021

Rreth 400 kokë dele sot në këto temperatura të larta, kanë mjaftueshëm ujë të pijshëm, ku AlbNatyra ka ndërtuar dhe rehabilituar 2 korita uji të cilat kanë përmasa: 20 metra të gjata dhe 40×40 cm.

Mungesa e ujit të pijshëm për bagëtitë ka sjellë një përkeqësim të kushteve për mbarështimin e tyre. Numri i tyre vitet e fundit po reduktohet dukshëm, kjo për pasojë edhe e mungesës së mbështetjes së barinjve me kushtet bazë të nevojshme.
Shoqata AlbNatyra pas përfundimit të Koritave do të përmirësojë kushtet e higjienës sidomos të banjove të cilat sot janë mjaft të vështira. Së pari do të realizohet ndërtimi i gropave septike të cilat mungojnë.

Pas kësaj faze do të përmirësohet furnizimi dhe përdorimi i ujit në banjo me disa punime hidraulike. Gjithashtu do të sigurohen dushe me dru zjarri për të përmirësuar kushtet për barinjtë të cilët sot lahen në kushte jo normale.
Të gjitha këto po realizohen në kuadër të projektit “Mbrojtja e biodiversitetit në Kullotat e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë” Minigrant i fituar dhe i mbështetur nga CEFP (Critical Ecosystem Partnership Found) nëpërmjet BirdLife International.
Mbështetja dhe bashkëpunimi me AdZM Elbasan ka qenë mjaft produktive dhe shpresojmë që në të ardhmen të realizojmë projekte të tjera më të rëndësishme.


Sigurohet internet për barinjtë në Shebenik

Posted by: | Posted on: July 26, 2021

Në kuadër të projektit “Mbrojtja e biodiversitetit në kullotat e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë” shoqata AlbNatyra mundësoi ndërtimin e një antene interneti e cila ju vjen në ndihmë blektorëve për përmirësimin e kushteve të komunikimit në stanet e tyre.

Kushtet e vështira në stane, që gjenden në zonat malore ka ndikuar në uljen e interesit për të mbajtur dhe shtuar numrin e bagëtive në kullotat alpine.

Për këto arsye me mbështetjen e BirdLIFE dhe nëpërmjet CEPF shoqata AlbNatyra nëpërmjet kompanisë “Interfiber” po bën të mundur furnizimin me sinjal interneti të disa staneve që gjenden në kullotat alpine.

Ky objektiv u arrit me sukses me kërkesë dhe me mbështetjen e AdZMElbasan si edhe me qëllimin kryesor mbrojtjen e biodiversitetit në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Pas kësaj faze AlbNatyra do të mbështesë barinjtë edhe me panele fotovoltaike për ndricim si edhe për përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare kryesisht të mirëfunksionimit të banjove (gropa septike,paisje hidraulike dhe dushe).

Me përmirësimin e kushteve synojmë që të rinjtë ta shohin si një mundësi e mirë punësimi duke patur parasysh edhe përmirësimin e kushteve në stanet e Shebenikut.

Gjithsesi ky do të jetë një model që duhet zbatuar edhe në stanet e tjera që ushtrojnë aktivitetin e kullotave në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.



#CEPF #BirdLife #AdZMElbasan#Albanianature#Interfiber


Inventarizimi i bimëve të kullotave në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Posted by: | Posted on: July 23, 2021

AlbNatyra është duke mbështetur blektorët për sigurimin e ujit të pijshëm për bagëtitë në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Ky aktivitet po zbatohet në kuadër të projektit “Mbrojtja e bimëve të rrezikuara në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë” i cili financohet nga Critical Ecosystem Partnership Found #CEPF, nëpërmjet BirdLife International.

Rindërtimi dhe rehabilitimi i dy koritave për sigurimin e ujit të pijshëm për bagëtitë do të përmirësojë ndjeshëm kushtet për kullotat, të cilat ndikojnë direkt në mbrojtjen e kullotave nga ekspansioni i bimëve të tjera mbi kullota.

Shumë bimë të tjera si dëllinja, fieri, ahu dhe shkurre të tjera po pushtojnë kullotat për shkak të rënies së numrit të bagëtive në kullota, ku për pasojë kemi prishje të ekuilibrave floristike dhe kërcënim serioz të bimëve të rrezikuara.

Për këto arsye lind nevoja që të mbështetën blektorët me disa kushte që ata të mos vazhdojnë të abondonojnë këtë aktivitet mjaft të rëndësishëm.

AlbNatyra do të mbështesë disa nga stanet me internet dhe përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare.

Projekti por realizohet në bashkëpunim me AdZM Elbasan nëpërmjet stafit të parkut si dhe me përfshirjen e aktorëve të tjerë lokal.

#CEPF #BirdLife_International #AdZMElbasan #Albanianature


Lilium albanicum(Zambaku Shqiptar)

Posted by: | Posted on: July 18, 2021

Është një nga bimët sub-endemike që gjendet në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Habitati i tij është i shtrirë në copëza brenda zonës strikte të këtij parku.

Në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë ky habitat gjendet në disa sipërfaqe të vogla të evidentuara dhe monitoruara nga specialistët e shoqatës AlbNatyra në bashkëpunim me AdZM Elbasan.

Së shpejti do të publikohen rezultatet e monitorimit të kesaj specie.


5 Qershori “Dita Botërore e Mjedisit” në Bashkinë Librazhd

Posted by: | Posted on: June 5, 2021

Në një bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare, Funarës, në njësinë Administrative Orenjë, Albnatyra organizoi një aktivitet në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit” me objektiv pastrimin e disa pikave të ndotura me mbetje urbane (HotSpot). Vitet e fundit në fshatrat e Librazhdit është shfaqur një problem serioz që ka të bëjë me ndotjen dhe mbetjet urbane, e cila vjen nga moskujdesi dhe mungesa e infrastrukturës së mbetjeve. Shumë nga familjet, mbetjet urbane i hedhin në përroin e fshatit apo në ndonjë pyll aty afër duke besuar që i kanë hequr nga pjesa e tyre, mirëpo kjo nuk ka sjellë një zgjidhje afatgjatë për vetë ata por edhe për mjedisin në përgjithësi. Mbetjet urbane sidomos ato të plastikës janë një problem serioz për faktin se ato duhet të paktën mbi 150 vjet të shpërbëhen, po ashtu edhe kanaçet, mbetje të inerteve të ndërtimeve etj. Shoqata AlbNatyra me mbështetjen e Bashkisë Librazhd dhe në kuadër të programit ReLOaD po zbaton projektin “Mjedis i Mbrojtur-Jetë e Shëndetshme” në Njësinë Administrative Orenjë me disa aktivitete të cilat do të ndikojnë në reduktimin e ndotjeve, reduktimin e ndikimeve negative mbi mjedis si prerje pyjesh, vënie zjarresh etj.

Në projekt përveç ndërgjegjësimit të komunitetit po kryhen dhe aktivitete edukuese për të rinjtë dhe nxënësit e shkollave. Gjithashtu shoqata AlbNatyra po pastron 10 pikat më të ndotura me mbetje urbane. Pjesë e rëndësishme e projektit është dhe pyllëzimi me akacie dhe rrap të pjesëve anësore të rrugës me 1850 rrënjë.

Gjithashtu eskpertët po përgatisin një hartim mbi rreziqet natyrore që i kanosen kësaj zone si psh, rrëshqitje,erozion,zjarre,prerje pyjesh, shfrytëzim i burimeve ujore si dhe rreth sëmundjeve që rrezikojnë habitatet e kësaj zone.

Nga një verifikim paraprak rezulton se kjo njësi ka mbi 30 pika të ndotura me mbetje urbane, gjithashtu mbi 5 zona të rrezikuara nga rrëshqitjet masive. Ndërsa prerjet e pyjeve janë të përqëndruara në dy zona (Bishti i dheut Funarës dhe Guri i Muzhaqit Zdrajsh).  

Të gjitha këto të dhëna do të pasqyrohen në një raport të hollësishëm mjedisor nga ekspertët e Shoqatës AlbNatyra.


Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!