EKO-TURIZËM

ZONA TË MBROJTURA NATYRORE

Parku Kombëtar i Ekosistemit natyror “Shebenik-Jabllanicë”

Është shpallur me VKM    Nr.640, datë 21.5.2008

Sipërfaqja, vendndodhja dhe koordinatat 

Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” ka një sipërfaqe të përgjithshme 33 927,66 (tridhjetë e tre mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë presje gjashtëdhjetë e gjashtë) ha, ku pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet pyjore, të ndjekura nga sipërfaqet kullosore, bujqësore, joprodhuese, shkëmbore dhe sipërfaqe troje, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Kufijtë e këtij “Parku Kombëtar” vijojnë si më poshtë :

a) Veri:

Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd-Steblevë, me rrugën Librazhd-Dorëz, me koordinata 4441509.41L/4564276.59V, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llanga, Fushë Studa. Kufiri verior ndjek rrugën e fshatit Borovë, në kuotën 887 m, përroin e Zallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë-Klenjë, në kuotat 1328 m, 1462 m, 1484 m, 1654 m, 1778 m, pika kufitare, me kuota 1980 m (Shkëmbi i Shqipes) (4 460 524.30 L/4 580 064.18V)

b) Lindje:

Kuota 1980.0 m (Shkëmbi i Shqipes), me koordinata 4 460 524.30L/4 580 064.18V, vijon përgjatë kufirit shtetëror, në kuotat 2071 m, Maja e Radacit (2081 m), 2069 m, Qafa e Kruqit, 2132 m, Shpella e Ariut, 2030 m, Qafa e Kokelit (1883 m), 1922 m, 1948 m (Maja Reti Kurorës), 2020 m (Maja “Varri Marikës”), 2133 m (Maja e Kallkanit), 2189 m, 1709 m, 1611 m, 1594 m, Qafa Rinas 1404 m, me koordinata 4 465 215.85L/4 553 644.62V.

c) Jug:

Kuota 1404 m, me koordinata 4 465 215.85L/4 553 644.62V, ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësorë, në drejtim te Qafa e Policës, në kuotën 1366 m (Maja Kyqi Mjet), kalon te Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugën për këmbësorë dhe me kuotat 1379 m, 1376 m (Maja e Skurës), me koordinata 449 513.84L/4 553 516.22V.

ç) Perëndim:

Kuota 1376.3 m (Maja e Skurës), me koordinata 449 513.84L/4 553 516.22V) zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në kuotat 1147 m, 1054 m (Maja e Trestenikut), 1143 m (Maja “Varri i Plakës”), 1063 m, ndjek rrugën për këmbësorë për në fshatin Bozgarë-Kokrevë, në kuotën 783 m, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, në kuotat 767 m, 744 m, 1100 m, 505 m, 916 m, kalon përgjatë rrugës Dorëz-Librazhd, deri te pika e takimit me rrugën automobilistike Librazhd-Steblevë, me koordinata 4 441 509.41L/4 564 276.59V.

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion.

 Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”  mund të  vizitohet :

–  Librazhd – Fushë Studë –Steblevë

Për të apasionuarit pas natyrës mund të vizitojnë  në këmbë majën e Kallkanit, liqenet e Sal Xhyrës, Vishoricën, majën e Zezë, rreth 4 orë në këmbë  vajtje-ardhje  nga rruga auto.

– Librazhd Qafë-Shapkë,Sereci.

Majën e Shebenikut, qafën e Derstilës, liqenet e Dragostunjës, liqenet e Shebenikut  etj, 5 orë vajtje – ardhje në këmbë.

–  Prrenjas -Rrajcë Bardhaj ose Skënderbej dhe më pas fushën e Valit ,liqenet e Rrajcës, luginën e Bushtricës, Koklin,gropat e Belicës etj, vajtje – ardhje 5 orë në këmbë.

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

FLORA

Në  territorin e Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” ka një florë të pasur dhe shumë të larmishme, prej kushteve të përshtatshme të terrenit dhe formave të shumta gjeologjike e gjeografike, duke krijuar larmi mikroklimatike dhe habitatesh. Aty  gjenden rreth 32 % e florës së Shqipërisë duke filluar nga bimët e ulëta të zonës, shkurretave e pyjeve të dushkut (Quercus), pishës së zezë (Pinus nigra), ahut (Fagus Sylvatica) bredhit të bardhë (Abies Alba ) e deri tek kullotat alpine.

Rëndësi të vecantë kanë edhe bimët mjekësore e mjaltëse të cilat numërohen në  mbi 178 lloje, si kamomili(Matricaria chamomilla), njëmijëfletëshi (Achillea millefolium), lulebalsami (Hypericum perforatum), trumza (Satureja Montana), trëndafili i egër (Rosa canina), molla e egër (Malus sylvestris), kulumbria (Prunus spinosa), mjedra (Rubus idaeus), dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus), dëllinja e zeze, (Juniperus communis), bliri (Tilia platyphyllos), rigoni (Origanium vulgare), salepi (Orchis mascula), agulicja(Primula veris), shpatorja (Iris illyrica), murrizi (Crataegus oxyacanthea), vadhëza (Sorbus aucuparia), peshtriku vilëngjashëm (Muscari botryoides), mokërrza (Genista hassertiana Bald.) pinguikula e Ballkanit (Pinguicula balcanica) hepatika fisnike (Hespatica nobilis Miller.)

Shumë bimë janë të rrezikuara dhe kërkojnë mbrojtje strikte si: tisi (Taxus baccata), panja e malit (Acer platanoides), mëlleza (Ostrya carpinifolia), bliri (Tilia platyphyllos), sanza (Gentiana lutea), salepi (Orchis albanica), ajdësi alpeve (Laburnum alpinu), crocusi (Crocus dalmaticus), zambaku Shqiptar(Lilium albanicum), boronica (Vaccinum mirtyllus), çaj mali (Sideritis raeseri), mëshrekna (Betula pendula), manushaqja e dukagjinit (Viola ducadjinika), genista endemike (Genista hassertiana).

FAUNA

Fauna është shumë e pasur në lloje të ndryshme,duke filluar nga gjallesat njëqelizore e me dhjetra specie zvarranikësh, amfibësh, peshqish, brejtësish , gjitarët e vegjël e deri tek gjitarët e mëdhenj, shpendët dhe zogjtë.

Ndër specie më të rëndesishme janë triton, trofta e malit,lakuriqët e natës, zvarranikë të ndryshëm , si vipera, etj. Specie të rëndësishme takohen edhe tek gjitarët e vegjël si minjtë, si psh. gjumashi i lajthisë.

Ndër gjitarët e mëdhej përmendim dy grupe të rëndësishme barngrënësish si lepuri i egër (Lepus  europaeus), derri egër (Sus scrofa), kaprolli (Capreolus capreolus), dhija e egër (Rrapicapra rupicapra), ketri (Sciurus vulgaris), baldosa (Meles meles),  etj.

Mishngrënësit kryesorë janë: Rrëqebulli (Lynx lynx balcanicus),ariu i murrmë(Ursus arctos),  ujku (Canis lupus), zardafi (Martes martes), kunadhja (Martes foina), ,macja e egër( Felis silvestris), dhelpra (Vulpes vulpes),  etj

Shpendët përbëjnë një pasuri të vecantë  e të mahnitshme, takohen  shumë specie të rëndësishme, si: gjeli i egër, kaliqyqes, shqiponja, qukapiku,skifteri, gjeraqina, thëllëza e malit, shkabat.

Zogjtë përbëjnë një ansambël të vërtetë me cicërimat e tyre, takohen gjithandej në zonat urbane, pyjet  e deri tek kullotat alpine.

Monumente natyre  në park

Në Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë ndodhen këto MN :

  • Mështekna e Qarishtës
  • Shpella e Kosharishtit
  • Shpella e malit të Letmit
  • Burimi i Studnës
  • Gurra e Kosharishtës
  • Liqenet e Rajcës
  • Liqeni i Shebenikut
  • Liqeni i Varrit të Plakës
  • Rrapi i Taksimit
  • Rrapi i Gizaveshtit

Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës (nëse ka)

Shpella e Kosharishtit (Eremite) ndodhet në fshatin Koshorisht Njësia Administrative Lunik e vendosur mbi  një shkëmb gëlqeror e cila  ka një hitori nga shekulli XI-të hyrja me kundrejtim nga jugu (shpella e kishës) ka një muzati të pikturuar mjaft të bukur. 

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!