RAPORTO

CFARE JEMI DUKE BERE….?

Aktualisht Shoqata AlbNatyra është duke zbatuar projektin “ Forcimi i Grupeve Vendore si një Partner i Rëndësishëm për Mbrojtjen e Biodiversitet në Parkun Shebenik” (Strengthening the Local Groups as an Important Stakeholder for the Protection of Biodiversity of the Shebenik National Park). Projekti mbështetet financiarisht nga BirdLife International nëpërmjet Critical Ecosystem Partnership Found (CEFP) dhe Prespa Ohrid Nature Trust (PONT).
Objektivi kryesor i këtij projekti është: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet komunitetit lokal dhe RAPA (ADZM) Elbasan duke krijuar një Rrjet/Grup Monitorimi dhe Raportimi. Specifiksh synohet që:Në fund të projektit, krijohet Rrjeti/Grupi i Monitorimit dhe Raportimit për Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Deri në fund të projektit, të paktën 50% e komunitetit lokal që jeton brenda Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë kanë fituar njohuri solide për vlerat e zonës dhe nevojën e ruajtjes së këtyre vlerave.Të gjitha aktivitetet e projektit do të zbatohen në bashkëpunim të AdZM Elbasan, stafit të parkut dhe qeverisjes vendore, ku edhe do të realizohen takime të përbashkëta.
Një sërë aktivitetesh do të kryhen lidhur me realizimin e këtyre objektivave të cilat do të publikohen rregullisht në faqen e facebook të AlbNatyra.
Projekti zgjat 8 muaj / nga data 1 nëntor 2021 deri ne 31 qershor 2022.

_________________________________________________________________________

Shoqata AlbNatyra është duke zbatuar projektin “ Mbrotja e biodiversitetit në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë” duke mbështetur blegtorët për mirëmbajtjen e kullotave  (Support of Livestock Breeders for Maintenance of Pastures in Shebenik Jabllanice National Park). Projekti mbështetet financiarisht nga BirdLife International nëpërmjet Critical Ecosystem Partnership Found (CEFP).

Projekti ka si qëllim kryesor mbrojtjen e bimëve në rrezik zhdukje të cilat vitet e fundit po kërcënohen edhe nga mos kullotja e cila vjen si pasojë rënies të numrit të bagëtive. AlbNatyra synon të mbështesë barinjtë për përmirësimin e kushteve  të tyre kryesisht të higjenës, komunikimit dhe sigurimin e ujit të pijshëm për bagëtitë në kullota. Qëllimi është që të sigurohen disa kushte elementare të cilat sigurojnë në të ardhmen një interest të shtuar sidomos të të rinjve. Gjatë zbatimit do të përzgjidhen 3 stane/objekte/barinj të cilët do të mbështeten me përmirësimin e banjove me gropa septike dhe paisje hidraulike, si dhe sigurimit të komunikimit me internet, gjithashtu do të rindërtohen edhe dy korita për sigurimin e ujit të pijshëm të bagëtive në kullota.

Një objektiv tjetër i rëndësishëm është edhe studimi i kullotave, kapacitetit të tyre për kullota, studimi i bimësisë, kërcënimet dhe mbrojtjen e bimëve te rrezikuara, Një studim i cili do të jetë në ndihmë të ADZM Elbasan dhe për të gjithë të interesuarit.

Të gjitha aktivitetet e projektit do të zbatohen në bashkëpunim të AdZM Elbasan, stafit të parkut dhe qeverisjes vendore, ku edhe do të realizohen takime të përbashkëta.

Projekti zgjat 11 muaj / nga data 1 qershor 2021 deri ne 1 qershor 2022..

________________________________________________________________

Në faqen e AlbNatyrës, rubrika projektet, do të gjeni informacionin mbi këtë projekt dhe objektivat e tij. Në rast se shihni që gjatë zbatimit të këtij projekti ka thyerje të rregullave në mbrojtjen e vlerave të natyrës në këtë rubrikë mund të bëni ankesat e ngritura. Mekanizmi i ankesës përfshin kontaktet më poshtë ku mund të drejtoheni.

  • Migena Kukli,AlbNatyra migenakukli@yahoo.com, 0696781201
  • Liz Smith, Regional Implementation Team Menager, liz.smith@birdlife.org
  • Ana Gjokutaj, World Bank Office in Albania, agjokutaj@woldbank.org ++355 42 280650/1
  • Oliver Langrand, CEFP Executive Director, cepfexecutive@conservation.org

Ju bëjmë me dije se:

Ne do t’i ndajmë të gjitha ankesat – dhe një përgjigje të propozuar – me Ekipin Rajonal të Zbatimit dhe Drejtorin e Grantit të CEPF brenda 15 ditëve. Nëse paditësi nuk është i kënaqur pas përgjigjes, ata mund të paraqesin ankesën drejtpërdrejt te Drejtori Ekzekutiv i CEPF në cepfexternal@conservation.org ose me postë. Nëse paditësi nuk është i kënaqur me përgjigjen nga Drejtori Ekzekutiv i CEPF, mund të paraqesë ankesën në Bankën Botërore në zyrën lokale të Bankës Botërore.

Të gjitha ankesat do të trajtohen brenda 15 ditëve dhe shpallen në këtë faqe të AlbNatyrës, për çdo pyetje apo informacion na kontaktoni në adresën tonë: racfp.org@gmail.com.

Shperndaje
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!