PROJEKTE

Projekte të realizuar nga Shoqata AlbNatyra

  • Projekti  I   _ Periudha 2011-2013   – Ndërgjegjësimin e komunitetit vendor për mbrotjen dhe menaxhimin e Pyjeve dhe kullotave Komunale ,mbështetur dhe financuar nga SNV (Organizata Hollandeze për Zhvillim). Shoqata Rajonale e Pyjeve dhe Kullotave Komunale ka kryer funksionet e ndërgjegjësuesit dhe lehtësuesit të takimeve në  42 komuna të Qarkut Elbasan.
  • Projekti  II _ Periudha  2013-2015 – Fuqizimi ekonomik  nga pyjet në zonat rurale mbështetur nga Fondacioni CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njeriun), zbatuar në Qarkun Elbasan me aktivitete kryesore: 1. Mbështetja NJQV në përgatitjen e Planeve operacionale; 2. Rritja pjesëmarrjes së grave në takimet vendimmarrëse për zonat e PKK; 3. Prezantimi i kërkesave dhe standarteve të BE tek aktorët kyç; 4. Identifikim i boshllëqeve,reflektim dhe mbështetje e sugjerimeve të dhëna.
  • Projekti  III  _ Periudha  30/04/2013 – 31/12/2013 Qendra e Karrierës për punësimin e të rinjve që studiojnë në fushën e mjedisit. Solidariteti i të rinjve në mbrojtjen e Mjedisit, mbështetur nga AMSHC. Kontrata me nr reference AL/004/2013 me aktivitetet kryesore:  1. Hapja e Qendrës së karrierës për punësimin e të rinjëve; 2. Zhvillimi i programeve dhe aktiviteteve trajnuese dhe informuese; 3. Pëpunimi dhe publikimi i paketave informuese  për punësimin; 4. Zhvillimi i moduleve dhe informimi.
  • Projekti  IV  _  Periudha  03/09/2016-03/01/2018 Fuqizimi ekonomik  nga pyjet në zonat rurale mbështetur nga Fondacioni CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njeriun), zbatuar në Qarkun Elbasan me aktivitete kryesore:    1. Mbështetja e NJQV për të grumbulluar taksa dhe tarifa sipas ligjit; 2. Ngritje e kapaciteteve të grupeve të synuara dhe të punës në NJQV ; 3.Përgatitja e planit të biznesit nga federatat rajonale; 4. Organizimi i vetëvlersimit dhe identifikimi i nevojave të OSHC të fushës së pyjeve dhe burimeve natyrore për ndërtim kapacitetesh.
  • Projekti  V  _ Periudha  01.09.2018-31.05.2019  “ Mbrotja e Lumit Shkumbin nga Ndotjet Urbane” mbështetur në Kuadër të Programit të Demokracisë Vendore në Ballkanin Perëndimor(ReLOaD), projekt që zbatohet nga UNDP në Shqipëri dhe financohet nga BE dhe Bashkia Librazhd. Aktivitetet kryesore të projektit janë: 1. Analizimi i situatës aktuale të ndotjes në Lumin Shkumbin, 2.Ndërgjegjësimi i komunitetit,shkollave,grupeve të tjera të synuara për reduktimin e ndotjeve dhe mundësitë e riciklimit, 3. Hartimi i një plani veprimi për zgjidhjen e problemit të ndotjeve, 4.Aktivitete pastrimi me ndërhyrje konkrete dhe krijimin e modeleve në shkolla (kosha për ndarje në burim të mbetjeve).
  • Projekti  VI _ Periudha 01.02.2019 – 31.08.2020  me temë – Rritja e kapaciteteve lokale për lobim dhe advokaci në mbrotjen dhe menaxhimin e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë”  financuar nga BE,mbështetur nga INCA dhe që  zbatohet nga Shoqata Agri-En dhe Shoqata Albnatyra.
  • Projekti VII_ Periudha Shtator 2019-Maj 2020 me temë “Ujra të mbrojtura jetë e shëndetshme” realizuar në Kuadër të Programit të Demokracisë Vendore në Ballkanin Perëndimor(ReLOaD), projekt që zbatohet nga UNDP në Shqipëri dhe që financohet nga BE dhe Bashkia Elbasan. Projekti u zbatua në Njësite Vendore Shushicë dhe Labinot Fushë dhe kishte për qëllim mbrotjen e ujërave nga ndotjet urbane.
  • Projekti VIII_ Periudha 15.06.2021-15.05.2022 “Mbrotja e Biodiversitetit në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë” projekt i financuar nga CEFP (Critical Ecosystem Partnership Found) dhe BirdLife International. Projekti ka si qëllim kryesor ruajtjen e bimëve të rrezikuara nëpërmjet masave të marra në shtimin e bagëtive në kullota. Mbështetja e barinjve me mjete themelore të domosdoshme do të rriste interesin e tyre në shtimin e numrit të bagëtive në kullotat e parkut.
  • Projekti IX _ Periudha 01.07.2021 deri ne 31.05.2022 “Monitorimi i zbatimit të ligjit për mbrojtjen e pyjeve dhe burimeve natyrore lokale” mbështetur nga WeBER i cili zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe që financohet nga fondet e Bashkimit Evropian. Projekti ka si qëllim të monitorojë qeverisjen e qëndrueshme të pyjeve dhe të nxisë autoritetet të jenë transparente në marrjen e vendimeve për sa i përket burimeve natyrore. Ky projekt zbatohet në bashkinë Elbasan.
  • Projekti X_ Mbrojtja e Biodiversitetit ne Kullotat e Parkut Kombetar “Shebenik” , mbeshtetur nga Critical Ecosystem Partnership Found (CEPF) dhe BirdLIFE si dhe ne bashkepunim me AdZM Elbasan. Projekti zgjati 11 muaj (Qershor 2021-Maj 2022)
  • Projetki XI_ Ngritja e nje rrjeti/grupi monitorimi dhe raportimi mbi problematikat e parkut kombetar Shebenik” mbeshtetur financiarisht nga Critical Ecosystem Partnership Found (CEPF) dhe Prespa Ohrid Nature Trust (PONT) __-Informacioni i plote eshte ne perpunim.
Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!