Rreth nesh

 Shoqata AlbNatyra është një organizatë mjedisore e cila ka si mision mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
_____________________________________________________________________________

Historik i shkurtër

Shoqata është krijuar me Vendimin e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë me nr. 2358 datë 10.09.2008 me emrin “Shoqata Rajonale e Pyjeve dhe Kullotave,Qarku Elbasan” .

Më datë 06.04.2016 është ndryshuar emri në “Shoqata AlbNatyra” me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë me vendimin 2358/1 .

Albnatyra është e regjistruar me NUIS: K93611391D.

Nga 10.09.2008  deri më  06.04.2016  Shoqata ka patur si mision kryesorë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, kryesisht me menaxhimin e pyjeve dhe kullotave komunale, me rritjen e kapaciteteve të shoqatave lokale te pyjeve dhe kullotave, mbështetjen me trajnime, mbështetjen me këshillime si dhe përfaqësimin e tyre duke lobuar për çështjet e pyjeve dhe kullotave në nivelet më të larta të vendimmarrjes të shtetit Shqipëtarë. Përdorimi tradicional i pyjeve dhe kullotave siguron vazhdimësinë dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyore lokale.

Shoqata “ AlbNatyra” është krijuar fillimisht nga vendimi i bordit drejtues së Shoqatës Rajonale të Pyjeve dhe Kullotave Komunale dhe më pas me vendim të Gjykatës të Rrethit Gjyqësorë Tiranë, me qëllim ofrimin e shërbimeve mjedisore në mbrojtjen dhe menaxhimin e resurseve natyrore të Shqipërisë duke lobuar,bashkëpunuar dhe adresuar problematikat mjedisore nëpërmjet aktivizimit të shoqërisë civile për të reaguar dhe kontribuar në mbrotjen e mjedisit.

Stafi i shoqatës :

  • Ndricim Çela ———- Kryetar  i Shoqatës
  • Lindita Kokonozi ———- Specialist pyjesh
  • Migena  Kukli ———- Eksperte mjedisi
  • Lirie   Bezhani ———- Kordinatore e barazisë gjinore
  • Gordana   Billo ———- Specialist projektesh
  • Jakov  Boduri ———- Inxhinier Pyjesh
  • Gani Pole ———- Specialist faune
  • Manushaqe Kristo ———- Ekonomist/financier
  • Neshat   Cela ———- Inxhinier. Pyjesh
  • Agim Kujtila ———- Biolog

/Ne flasim  gjithmonë për Mjedisin/

SHOQATA AlbNatyra
Adresa: Godina nr.40 Nj.Adm.Papër Elbasan, Shqipëri
Email: [email protected], [email protected].
Cel: 068 35 76 089

Mund të na gjeni edhe në facebook:
https://www.facebook.com/Albnatyra-Org-104989070973966/

Logo-ja e shoqatës, e cila simbolizon njeriun të lidhur me natyrën. Kurora e pemës është mjedisi për të cilin duhet të kujdesemi për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tij.

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!