AlbNatyra në zbatim të projektit “Mjedis i mbrojtur-Jetë e shëndetshme”
i cili zbatohet në zbatim të programit ReLOaD dhe që mbështetet nga Bashkia Librazhd, ka filluar aktivitetin për ndërgjegjësimin e komunitetit dhe aktorëve të tjerë në Njësinë Administrative Orenjë.
Mjedisi i ndotur dhe në disa raste i keqmenaxhuar ka sjellë shumë fenomene negative natyrore, ku rasti më i keq është ndotja me mbetjet urbane sidomos me plastikën e cila duhet mbi 100 vjet të dekompozohet. Gjithashtu prerja e pyjeve pa kriter, vënia e zjarreve sipërfaqeve pyjore është një fenomen negativ dhe shkatërrimtare për sipërfaqet e gjelbërta të cilat prodhojnë oksigjen për ne.
Shpyllëzimet kanë sjellë fenomene të tjera negative siç është rasti i rrëshqitjeve dhe erozione në shumë zona të Nj. Administrative Orenjë.
Këto tema u trajtuan në takimin që realizoi shoqata AlbNatyra në fshatin Funarës , ku banorët e ndoqën me interes dhe u angazhuan në diskutime, në dhënien e mendimeve dhe të vetëreflektimit që mund të bëjnë, më shumë në aspektin e mbrotjes së mjedisit.
Shoqata AlbNatyra nëpërmjet specialistëve të saj do të bëjë një studim dhe një hartë të rreziqeve natyrore në këtë njësi e cila do ti vijë në ndihmë Bashkisë Librazhd dhe institucioneve të tjera të interesuara.
Çdo aktivitet po zhvillohet në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd dhe institucionet vartëse, si psh Drejtoria e Pyjeve, Njësia Administrative dhe kryesitë e fshatrave.
Comments are Closed