Me nismën e Bashkisë Librazhd dhe në bashkëpunim me shoqatën AlbNatyra u mbollën 1850 drurë pyjorë të llojit akacie dhe rrap përgjatë rrugës auto të fshatit Funarës.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm mori pjesë Kryetari i Bashkisë Librazhd z.
Kastriot Gurra i cili i kushtoi shumë rëndësi mbjelljeve të pemëve. Ai theksoi gjatë aktivitetit që e gjithë shoqëria civile por edhe institucionet duhet të fokusohen me projektet e tyre drejt mbjelljes të sa më shumë pemëve në territorin e Bashkisë, sidomos në tokat e eroduara.
Pjesëmarrës në mbjelljen e drurëve pyjorë ishin edhe përfaqësues të drejtorisë së pyjeve, AdZM Elbasan, të Njësisë Administrative Funarës si dhe anëtarë dhe specialistë të shoqatës AlbNatyra.
Pyllëzimi i realizuar me kujdes nga specialistët e shoqatës do të ndikojë
pozitivisht në tre drejtime: 1.Mbrojtjen e tokës dhe të rrugës nga rrëshqitjet,
2. Rritjen e sipërfaqeve të gjelbëruara(O2) për sekuestrimin e karbonit dhe 3. Kualifikimin e një peisazhi të bukur përgjatë rrugës auto të fshatit Funarës.
Por jo vetëm kaq por lulet e akacieve janë aromatike dhe mjaltëse që shërbejnë për shtimin e bletëve në zonë.
Comments are Closed