Ndihma e parë në raste aksidenti
Posted by: Admini | Posted on: January 4, 2020
Në kuadër të projektit “Menaxhimi i rasteve emergjente në raste zjarri në pyje dhe kullota” mbështetur nga AMSHC, stafi i AlbNatyrës në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqipëtar,Dega Librazhd organizuan 4 seanca trajnimi për punonjësit e zjarrfikëses së Bashkisë Librazhd dhe Prrenjas si dhe të AdZM Elbasan. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte trajnimi i punonjësve për rastet e aksidenteve që mund të ndodhin gjatë pjesëmarrjes në shuarjen e zjarreve në pyje. Plagosjet, asfiksimet,djegiet apo thyerjet kockore gjatë një operacioni të shuarjes të zjarreve apo kudo në punë janë raste që duhet të ndërhyhet sa më shpejt dhe sa më me kujdes për mbrojtjen e jetës së kolegëve në punë apo edhe të personave të tjerë. Ndihma e parë konsiderohet tepër e nevojshme për të shpëtuar jetën e një të plagosuri. Mospërvoja apo mosdija mund të shkaktojë pasoja më të rënda për një të plagosur dhe për këtë arsye trajnimi është mjaft i volitshëm për një punonjës në shërbim, sidomos në rastet emergjente. Punonjësit morën njohuri të plota ku gjithashtu ata i ushtruan këto njohuri edhe në praktikë nën asistimin e përfaqësuesve të Kryqit të Kuq Shqiptarë. Shoqata AlbNatyra përveç misionit të saj që ka për mbrojtjen e natyrës, objekt tepër të rëndësishëm së pari konsideron mbrojtjen e jetës së qytetarëve.


staf