Konferenca e monitorimit të ndotjeve mbi lumin Shkumbin
Posted by: Admini | Posted on: April 30, 2019
Në ambjentet e Bashkisë Librazhd më datë 16.11.2018 u zhvillua një konferencë në zbatim të projektit ” Të mbrojmë lumin Shkumbin nga ndotjet urbane” projekt i cili zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë vendore (ReLOaD) nga UNDP me financimin e Bashkimit Europian dhe Bashkisë Librazhd. Sot u zhvillua një takim me të gjithë aktorët kryesorë vendimmarrës dhe institucionet ligjzbatuese me qëllim marrjen e masave për ndalimin e ndotjeve që i shkaktohet lumit Shkumbin nga hedhja e mbetjeve urbane. Në takim mori pjesë dhe Znj. Eglantina Gollaj, Menaxhere e projektit ReLOaD / UNDP si dhe përfaqësuesë të OJF në rrethin e Librazhdit.

Komponentët e projektit janë:
1.Monitorimi i gjendjes aktuale të ndotjes së pellgut ujëmbledhës të lumit Shkumbin.
2. Ndërgjegjësim publik(komunitet, shoqëri civile, shkolla, grupe të grave, grupe të rinjsh, biznese,etj.)
3. Aksione për pastrimin e lumit Shkumbin në 10 pikat më të ndotura të shtratit të tij.
4. Hartimi i një plani veprimi për marrjen e masave për mbrojtjen e mjedisit nga ndotjet, si dhe gjetja e mundësive për përmirësimin e infrastrukturës së grumbullimit të mbetjeve dhe riciklimit të tyre.

Në takim morën pjesë përfaqësuesë nga N/Prefektura, Bashkia Librazhd, ISHMP Elbasan, Shëndeti Publik Librazhd, AdZM Elbasan, OJF lokale, specialistë , Admimistratorë të NJQV, etj.
Ing. Migena Kukli prezantoi rezultatet e para të monitorimit të ndotjeve të realizuara në disa zona dhe fshatra të Bashkisë Librazhd. Gjithashtu u paraqitën normat e ndotjeve të ujërave të lumit Shkumbin, ku janë marrë 4 kampione në 4 pika të ndryshme të lumit Shkubin dhe më pas janë realizuar dhe analizat laboratorike në DSHP Librazhd për ngarkesat mikrobiologjike dhe kimike të ujërave.
Në fazën e diskutimeve, të gjithë ngritën problematikat dhe propozuan disa ide për përmirësimin e situatës së ndotjes të lumit Shkumbin nga ndotjet urbane.
staf