Rëndësia e zhvillimit të infrastrukturës rrugore në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Posted by: | Posted on: February 12, 2020

Parku Kombëtar Shebenik Jabllanicë është parku më i madh në Shqipëri me një sipërfaqe prej 33 927.33 ha. Me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.740 datë 21.05.2008 ekosistemi natyrorë Shebenik-Jabllanicë u shpall Park Kombëtar i cili shtrihet në lindje dhe veri-lindje të Bashkisë Librazhd dhe Prrenjas.

Kjo zonë e mbrojtur ka vlera të mëdha të larmishmërisë së diversitetit biologjik dhe konsiderohet si një nga zonat më të pasura natyrore në Shqipëri. Rreth 34 % e bimëve të florës Shqiptare gjendet në këtë ekosistem natyror. Gjithashtu dhe fauna është e pasur me lloje të ndryshme kafshësh,shpendësh,zvarranikësh etj. Rrëqebulli i Ballkanit (Balkan lynx) është specie endemike  e cila është në një numër kritik në Ballkanin Perëndimor e cila është e pranishme në PK Shebenik-Jabllanicë. Shtrirja gjeografike e parkut nga 280 m  deri në 2260 metra mbi nivelin e detit parqet një riliev tepër karakteristik dhe shumë të favorshëm për zhvillimin e këtij ekosistemi natyrorë.

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë administrohet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe sot është zona më e mbrojtur për nga aktivitetet e paligjshme. Rreth 2 300 ha pyje ahu të këtij ekosistemi natyrorë janë shpallur si pjesë e trashëgimisë natyrore botërore të UNESCO-s.

Vitet e fundit Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë ka filluar të frekuentohet nga turistë vendas dhe të huaj.Administrata e Zonave të mbrojtura krahas menaxhimit të parkut ka punuar fort për promovimin e vlerave natyrore të këtij parku si dhe vlerat historiko-kulturore të zonës, të cilat ndërthuren me ato të traditës,zakoneve dhe dokeve që janë mjaft interesante për turistët që frekuentojnë këtë park.

Numri i vizitorëve dhe i turistëve të regjistruar nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Elbasan janë çdo vit e në rritje por sipas anketave të realizuara me turistë të ndryshëm vendas dhe të huaj, një nga vështirësitë dhe problematikat është mungesa e infrastrukturës rrugore. Rruga Nacionale Librazhd-Peshkopi është në gjendje mjaft të vështirë për mbërritjen e turistëve në park. Shpesh ajo përbën rrezik për turistët. Kjo vjen për shkak të gjendjes mjaft të dobët dhe të pambrojtur nga faktorët erodues, të rrëshqitjeve të ndryshme si dhe të ngricave në stinën e dimrit.Ky segment rrugorë është aksi kryesor për mbërritjen e turistëve në park.

Sipas ADZM, Elbasan, numri i vizitorëve dhe turistëve për vitin 2019 është 55 003. ku 4507 janë turistë të huaj, të cilët vijnë nga Gjermania,Italia, Republika Çeke, Polonia etj. Siç edhe u përmendëm më lart vështirësia e mbërritjes është evidente dhe shpesh turistët sigurojnë mjete automobilistike 4×4 (fuoristrada të larta), por ka patur shumë raste që mjetet e tjera të thjeshta dhe të vogla kanë pësuar defekte për shkak të rrugës.Shumica e turistëve janë shprehur që duan të rikthehen sërish në park por që rruga e vështirë i  kushtëzon ata në rikthimin e tyre.

Përmirësimi i arteries kryesore të këtij parku, e cila është po ashtu një rrugë nacionale që lidh të gjitha qytetet e Verilindjes me Juglindjen, do të favorizonte shtimin e numrit të turistëve vendas dhe të huaj dhe për pasojë ky trend do të sillte dhe zhvillimin ekonomik të zonës së Steblevës dhe i komunitetit të Gollobordës, i cili është nje minoritet i konsiderueshëm midis Bashkisë Librazhd dhe Bashkisë Bulqizë. Ky aks mjaft i rëndësishëm do të shërbente jo vetëm për zhvillimin e turizmit në një nga zonat rurale më të varfëra të Bashkisë, por edhe mbrojtjes së pyjeve dhe kullotave nga zjarret, duke bërë mbërritjen e zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencave më shpejt, prandaj do të ishte mjaft efiçente.

Vitet e fundit nga AKZM është përmirësuar dhe infrastruktura e informacionit dhe i sinjalistikës të destinacioneve në park. Gjithashtu është ndërtuar dhe një qendër informacioni për turistët që mbërrijnë në park. Qeveria Shqiptare për tju ardhur në ndihmë banorëve dhe turistëve në vitin e fundit po ashtu ka ndërtuar një qendër shëndetësore e cila i mungonte kësaj zone.

Njësia Administrative Steblevë, si një destinacion kryesor në PK Shebenik-Jabllanicë është shpallur nga Qeveria Shqiptare si një nga 100 fshatrat turistike në Shqipëri.Për arritjen e këtij qëllimi kërkohet që të plotësohet një nga kushtet kryesore të aksesimit dhe mbërritjes së turistëve në kushte optimale me anë të një rrugë auto të asfaltuar dhe me standartet bashkëkohore.

Author ; Inxh. Fatmir Brazhda





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!
https://mostbet-uzbekistons.com, https://mostbet-oynash24.com, https://1win-azerbaycanda24.com, https://1xbet-azerbaycanda24.com, https://mostbetcasinoz.com, https://mostbetsportuz.com, https://1xbet-az24.com, https://1win-az-777.com, https://1winaz777.com, https://vulkan-vegas-casino2.com, https://1xbet-az-casino.com, https://1win-azerbaijan2.com, https://mostbet-az24.com, https://1xbetkz2.com, https://mostbetaz777.com, https://mostbet-az.xyz, https://pinup-az24.com, https://mostbetuztop.com, https://pinup-azerbaycanda24.com, https://mostbet-azerbaycanda.com, https://mostbetsitez.com, https://vulkan-vegas-erfahrung.com, https://1x-bet-top.com, https://pinup-azerbaijan2.com, https://1winaz888.com, https://mostbetaz2.com, https://1xbetaz3.com, https://vulkanvegas-bonus.com, https://kingdom-con.com, https://most-bet-top.com, https://1xbet-azerbaijan2.com, https://1xbetcasinoz.com, https://mostbet-kirish777.com, https://mostbettopz.com, https://mostbet-uz-24.com, https://mostbet-royxatga-olish24.com, https://vulkan-vegas-bonus.com, https://1xbetaz888.com, https://1win-qeydiyyat24.com, https://vulkanvegasde2.com, https://vulkan-vegas-spielen.com, https://vulkanvegaskasino.com, https://1win-azerbaijan24.com, https://vulkan-vegas-888.com, https://1xbetaz777.com, https://mostbet-azerbaycan-24.com, https://1xbet-az-casino2.com, https://mostbet-az-24.com, https://mostbet-ozbekistonda.com, https://pinup-bet-aze1.com, https://pinup-qeydiyyat24.com, https://1xbet-azerbaycanda.com, https://vulkan-vegas-24.com, https://pinup-bet-aze.com, https://mostbetuzbekiston.com, https://mostbet-azerbaijan2.com, https://mostbetuzonline.com, https://mostbet-qeydiyyat24.com, https://mostbet-azerbaycanda24.com, https://mostbet-azer.xyz, https://1xbetaz2.com, https://mostbet-azerbaijan.xyz, https://1xbetsitez.com, https://vulkan-vegas-kasino.com, https://1win-az24.com