Aktivitete
now browsing by category
Konferenca e monitorimit të ndotjeve mbi lumin Shkumbin

Në ambjentet e Bashkisë Librazhd më datë 16.11.2018 u zhvillua një konferencë në zbatim të projektit ” Të mbrojmë lumin Shkumbin nga ndotjet urbane” projekt i cili zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë vendore (ReLOaD) nga UNDP me financimin e Bashkimit Europian dhe Bashkisë Librazhd. Sot u zhvillua një takim me të gjithë aktorët kryesorë vendimmarrës dhe institucionet ligjzbatuese me qëllim marrjen e masave për ndalimin e ndotjeve që i shkaktohet lumit Shkumbin nga hedhja e mbetjeve urbane. Në takim mori pjesë dhe Znj. Eglantina Gollaj, Menaxhere e projektit ReLOaD / UNDP si dhe përfaqësuesë të OJF në rrethin e Librazhdit.

Komponentët e projektit janë:
1.Monitorimi i gjendjes aktuale të ndotjes së pellgut ujëmbledhës të lumit Shkumbin.
2. Ndërgjegjësim publik(komunitet, shoqëri civile, shkolla, grupe të grave, grupe të rinjsh, biznese,etj.)
3. Aksione për pastrimin e lumit Shkumbin në 10 pikat më të ndotura të shtratit të tij.
4. Hartimi i një plani veprimi për marrjen e masave për mbrojtjen e mjedisit nga ndotjet, si dhe gjetja e mundësive për përmirësimin e infrastrukturës së grumbullimit të mbetjeve dhe riciklimit të tyre.

Në takim morën pjesë përfaqësuesë nga N/Prefektura, Bashkia Librazhd, ISHMP Elbasan, Shëndeti Publik Librazhd, AdZM Elbasan, OJF lokale, specialistë , Admimistratorë të NJQV, etj.
Ing. Migena Kukli prezantoi rezultatet e para të monitorimit të ndotjeve të realizuara në disa zona dhe fshatra të Bashkisë Librazhd. Gjithashtu u paraqitën normat e ndotjeve të ujërave të lumit Shkumbin, ku janë marrë 4 kampione në 4 pika të ndryshme të lumit Shkubin dhe më pas janë realizuar dhe analizat laboratorike në DSHP Librazhd për ngarkesat mikrobiologjike dhe kimike të ujërave.
Në fazën e diskutimeve, të gjithë ngritën problematikat dhe propozuan disa ide për përmirësimin e situatës së ndotjes të lumit Shkumbin nga ndotjet urbane.
staf
Urime! AKZM mbush 4 vjeç!

I urojmë suksese AKZM (Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura) në 4 vjetorin e themelimit të saj, për kontributin e dhënë në mbrotjen, menaxhimin dhe promovimin e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri. Respekt për të gjithë ranger-at, specialistët dhe drejtuesit rajonalë të Zonave të Mbrojtura për sakrificën dhe kontributin që japin çdo ditë dhe natë në terrene të vështira dhe në mungesën e logjistikës bashkëhore…
Ne si organizatë mjedisore ju inkurajojmë dhe ju mbështesim për misionin tuaj tepër të rëndësishëm dhe të vështirë njëkohësisht.
AKZM ka sjell një model të ri në adminitratën shtetërore në aspektet organizative dhe të sipërmmarrjes së detyrave të reja të pazbatuara më parë në Shqipëri.
Suksese të mëtejshme për drejtorin e përgjithshëm të AKZM, z. Zamir Dedej, i cili ka ngritur dhe ka udhëhequr këtë institucion të rëndësishëm për zonat e mbrojtura dhe natyrën Shqiptare në përgjithësi…
Shoqata AlbNatyra
♻️ ♻️ ♻️ ♻️ ♻️
Takimi i Shoqatës AlbNatyra me Biznesin e vogël
Biznesi, një nga aktorët kryesorë në mbrojtjen e mjedisit nga ndotjet urbane në qytetin e Librazhdit.✅
Albnatyra organizoi një takim mjaft të dobishëm me biznesin e vogël, ku u hodh ideja e ndarjes së mbetjeve urbane në burim duke marrë si nismë konkrete një nga lagjet e qytetit të Librazhdit për të krijuar një model të ndarjes së mbetjeve për riciklim.?✅
♻️ ♻️ ♻️ ♻️ ♻️
#ReLOaD #UNDP #ErupeanUnion
#BashkiaLibrazhd #AdZMElbasan
#AlbanianNature
#mbro_Lumin_Shkumbin


AlbNatyra tejkalon objektivat e synuara në projektin e Reload

Pas një periudhe 6 mujore të projektit “Mbrotja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane” mbështetur nga UNDP dhe Bashkia Librazhd në zbatim të programit (ReLOaD) financuar nga Bashkimi Europian, Shoqata rajonale AlbNatyra bën analizën e aktiviteteve të saj në zbatim të këtij projekti.
Qëllimi kryesor i projektit është reduktimi i ndotjeve urbane që ndotin lumin Shkumbin, një problem mjaft i madh viteteve të fundit shkaktuar nga faktori Njeri.
Cfarë janë realizuar:
1. Për ndërgjegjësimin e komunitetit janë realizuar takime me banorët e 15 fshatrave nga 12 fshatra të planifikuara në projekt.
2. Për edukimin e brezit të ri janë realizuar 13 orë edukative nga 12 shkolla të planifikuara në projekt.
3. Për monitorimin e ndotjes nga mbetjet urbane janë evidentuar 115 pika të ndotura në 35 fshatra nga 12 fshatra që ishin planifikuar në objektivat e projektit.
4.Janë analizuar 4 kampione uji në 4 pika të ndryshme të lumit Shkumbin nga 3 pika të planifikuara në projekt.
5. Është realizuar 1 konferencë për prezantimin e rezultateteve të monitorimit të ndotjeve në Bashkinë Librazhd.
6.Janë prodhuar 1400 fletë palosje, 27 postera, 47 kopje mbi analizat e monitorimit të ndotjeve etj.
Në të gjitha aktivitetet janë përfshirë drejtpërdrejtë 1023 persona nga 750 të planifikuara ku 360 prej tyre janë gra dhe vajza dhe deri në fund të projektit synojmë pjesëmarrjen e 250 personave të tjerë.

Takime ndërgjegjësuese janë realizuar me grupet e synuara si: Shoqatën e Gruas, Shoqatën e komunitetit Egjiptian, me të rinjtë e Librazhdit etj.
AlbNatyra për realizimin e objektivave të synuara në muajin në vazhdim do të realizojë këto aktivitete: 1.Vendosjen e koshave për riciklim ( 18 copë) në 6 shkollat e Bashkisë Librazhd 2.Ndërtimi i një rrjete mbi lumin Shkumbin për grumbullimin e plastikës në Lumin Shkumbin. 3.Aktivitete të përbashkëta për pastrimin e 10 pikave hotspot të përcaktuara në raportin e monitorimit. 4.Prodhimin e 220 çantave prej lecke për përdorim me qëllim uljen e përdorimit të qeseve. 5.Konferencë përmbyllëse të projektit.
Sipas monitorimit të dytë nga ekipi i ReLOaD/UNDP dhe Bashkisë Librazhd, Shoqata AlbNatyra është vlerësuar maksimalisht për zbatimin e projektit dhe arritjen dhe tejkalimin e objektivave të synuara. Një nga arritjet e projektit është dhe bashkëpunimi me institucionet si psh. AdZM Elbasan e cila ka qenë një nga partnerët kryesorë për zbatimin e këtij projekti. Gjithashtu Zyra Arsimore Librazhd nëpërmjet drejtorive të shkollave kanë treguar gatishmëri maksimale për zhvillimin e orëve edukative në shkolla por edhe në aktivitetet e pastrimit. Bashkia Librazhd ka qenë gjithmonë e përfshirë në aktivitetet e zhvilluara nga AlbNatyra.