Aktivitete

now browsing by category

 
Posted by: | Posted on: May 25, 2021

Mjedis i pastër -Jetë e shëndetshme

Titulli i projektit “Mjedis i mbrojtur -Jetë e Shëndetshme” është përzgjedhur qëllimisht për faktin se vitet e fundit mjedisi është degraduar dhe ndotur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në njësinë amdinistrative Orenjë, ashtu si në çdo vend tjetër, mbetjet urbane nuk grumbullohen,transportohen apo përpunohen, por ato janë të hedhura kudo nëpër përrenj, rrugë apo kanale. Vitin e fundit, Bashkia Librazhd ka bërë një përpjekje mjaft të mirë duke pajisur qendrën e fshatit Funarës me kosha mbetjesh të cilët janë mjaft të domosdoshme por jo të mjaftueshme.

Komunitetit të zonës në fakt i ka munguar dhe informacioni apo ndërgjegjësimi rreth impaktit negativ që sjellin mbetjet urbane dhe nuk u kushtojnë shumë rëndësi. Mbetjet urbane gjenden në përrenj dhe vende të papërshtatshme madje dhe anës rrugës auto të fshatit, ku përveç ndotjes japin dhe një impakt negativ të peisazhit të bukur të këtij fshati.

Aktivistët e shoqatës AlbNatyra pastruan disa pika përgjatë rrugës auto me qëllim jo vetëm pastrimin e tyre por edhe për të dhënë një mesazh ndërgjegjësues për komunitetin.

Posted by: | Posted on: May 25, 2021

Bashkia Librazhd mbjell drurë pyjorë përgjate rrugës auto të fshatit Funarës

Me nismën e Bashkisë Librazhd dhe në bashkëpunim me shoqatën AlbNatyra u mbollën 1850 drurë pyjorë të llojit akacie dhe rrap përgjatë rrugës auto të fshatit Funarës. Në këtë aktivitet të rëndësishëm mori pjesë Kryetari i Bashkisë Librazhd z. Kastriot Gurra i cili i kushtoi shumë rëndësi mbjelljeve të pemëve. Ai theksoi gjatë aktivitetit që e gjithë shoqëria civile por edhe institucionet duhet të fokusohen me projektet e tyre drejt mbjelljes të sa më shumë pemëve në territorin e Bashkisë, sidomos në tokat e eroduara. Pjesëmarrës në mbjelljen e drurëve pyjorë ishin edhe përfaqësues të drejtorisë së pyjeve, AdZM Elbasan, të Njësisë Administrative Funarës si dhe anëtarë dhe specialistë të shoqatës AlbNatyra. Pyllëzimi i realizuar me kujdes nga specialistët e shoqatës do të ndikojë pozitivisht në tre drejtime: 1.Mbrojtjen e tokës dhe të rrugës nga rrëshqitjet, 2. Rritjen e sipërfaqeve të gjelbëruara(O2) për sekuestrimin e karbonit dhe 3. Kualifikimin e një peisazhi të bukur përgjatë rrugës auto të fshatit Funarës. Por jo vetëm kaq por lulet e akacieve janë aromatike dhe mjaltëse që shërbejnë për shtimin e bletëve në zonë.
Posted by: | Posted on: May 14, 2021

Mbrojmë mjedisin për të mbrojtur jetën tonë

AlbNatyra në zbatim të projektit “Mjedis i mbrojtur-Jetë e shëndetshme” i cili zbatohet në zbatim të programit ReLOaD dhe që mbështetet nga Bashkia Librazhd, ka filluar aktivitetin për ndërgjegjësimin e komunitetit dhe aktorëve të tjerë në Njësinë Administrative Orenjë. Mjedisi i ndotur dhe në disa raste i keqmenaxhuar ka sjellë shumë fenomene negative natyrore, ku rasti më i keq është ndotja me mbetjet urbane sidomos me plastikën e cila duhet mbi 100 vjet të dekompozohet. Gjithashtu prerja e pyjeve pa kriter, vënia e zjarreve sipërfaqeve pyjore është një fenomen negativ dhe shkatërrimtare për sipërfaqet e gjelbërta të cilat prodhojnë oksigjen për ne. Shpyllëzimet kanë sjellë fenomene të tjera negative siç është rasti i rrëshqitjeve dhe erozione në shumë zona të Nj. Administrative Orenjë. Këto tema u trajtuan në takimin që realizoi shoqata AlbNatyra në fshatin Funarës , ku banorët e ndoqën me interes dhe u angazhuan në diskutime, në dhënien e mendimeve dhe të vetëreflektimit që mund të bëjnë, më shumë në aspektin e mbrotjes së mjedisit. Shoqata AlbNatyra nëpërmjet specialistëve të saj do të bëjë një studim dhe një hartë të rreziqeve natyrore në këtë njësi e cila do ti vijë në ndihmë Bashkisë Librazhd dhe institucioneve të tjera të interesuara. Çdo aktivitet po zhvillohet në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd dhe institucionet vartëse, si psh Drejtoria e Pyjeve, Njësia Administrative dhe kryesitë e fshatrave.
Posted by: | Posted on: January 20, 2020

Nxënësit e Shushicës japin leksion në pastrimin e lumit Shkumbin

🙋‍♀️Ne e duam dhe kontribojmë për ambjentin tonë, që të jetë gjithmonë i pastër.🚯
Bashkë me nxënësit e shkollës së Mesme Shushicë, Elbasan kontribuam sot për pastrimin e përroit të fshatit Shushicë.♻️
“Ujëra të mbrojtura për komunitete të shëndetshme” është një projekt që mbështetet nga Programi Rajonal për Demokacinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që finacohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNDP në Shqipëri .

Bashkia Elbasan gjithashtu është kontribuese në këtë projekt dhe është angazhuar me strukturat e saj vendore për mbështetjen e këtij projekti.

Shoqata AlbNatyra ka ndërmarrë disa aktivitete të rëndësishme për reduktimin e ndotjeve të lumit shkumbin nga mbetjet urbane, ku përmendim: Edukimi i brezit të ri, ndërgjegjësimin e banorëve dhe aktorëve të tjerë, monitorimin e ndotjeve, monitorimin e ndotjes së ujit të lumit Shkumbin nëpërmjet analizave laboratorike si dhe ndërmarrjen e aktiviteteve konkrete në pastrimin e disa pikave të ndotura

Lumi Shkumbin është një nga lumenjtë më të ndotur në vend dhe si pasojë rrezikon jetën e banorëve rreth tij por edhe më tej.

Posted by: | Posted on: January 4, 2020

Ndihma e parë në raste aksidenti

Në kuadër të projektit “Menaxhimi i rasteve emergjente në raste zjarri në pyje dhe kullota” mbështetur nga AMSHC, stafi i AlbNatyrës në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqipëtar,Dega Librazhd organizuan 4 seanca trajnimi për punonjësit e zjarrfikëses së Bashkisë Librazhd dhe Prrenjas si dhe të AdZM Elbasan. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte trajnimi i punonjësve për rastet e aksidenteve që mund të ndodhin gjatë pjesëmarrjes në shuarjen e zjarreve në pyje. Plagosjet, asfiksimet,djegiet apo thyerjet kockore gjatë një operacioni të shuarjes të zjarreve apo kudo në punë janë raste që duhet të ndërhyhet sa më shpejt dhe sa më me kujdes për mbrojtjen e jetës së kolegëve në punë apo edhe të personave të tjerë. Ndihma e parë konsiderohet tepër e nevojshme për të shpëtuar jetën e një të plagosuri. Mospërvoja apo mosdija mund të shkaktojë pasoja më të rënda për një të plagosur dhe për këtë arsye trajnimi është mjaft i volitshëm për një punonjës në shërbim, sidomos në rastet emergjente. Punonjësit morën njohuri të plota ku gjithashtu ata i  ushtruan këto njohuri edhe në praktikë nën asistimin e përfaqësuesve të Kryqit të Kuq Shqiptarë. Shoqata AlbNatyra përveç misionit të saj që ka për mbrojtjen e natyrës, objekt tepër të rëndësishëm së pari konsideron mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

staf

Posted by: | Posted on: November 25, 2019

Mbroni pyjet nga zjarri

Ky spot u mundësua nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) në kuadër të projektit “Menaxhimi i situatave emergjente me zjarre në pyje dhe kullota” projekt i zbatuar nga Shoqata AlbNatyra në Bashkinë Librazhd dhe Prrenjas.
Posted by: | Posted on: November 2, 2019

Ujëra të mbrojtura për komunitete të shëndetshme

Mbrojtja e ujërave nga ndotjet urbane është qëllimi kryesor i projektit që zbatohet nga shoqata AlbNatyra në Bashkinë Elbasan, ku krahas këtij projekti po zbatohen disa projekte të mbështetura nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimorw (ReLOaD) të financuar nga Bashkimi Europian dhe që zbatohet nga UNDP në Shqipëri në 12 bashki.

Albnatyra nëpërmjet stafit të saj është duke kryer monitorimin e situatës së ndotjeve në Bashkinë Elbasan, kryesisht në dy Njësitë Administrative Shushicë dhe Labinot-Fushë. Evidentimi dhe përcaktimi në hartën GIS të pikave më të ndotura (hotspot) është realizuar me sukses nga ekspertët e shoqatës AlbNatyra. Harta e përftuar do ti shërbejë Bashkisë Elbasan për të patur një informacion të detajuar rreth ndotjes në këto dy njësi. 

Një nga objektivat e këtij projekti është dhe monitorimi i ndotjeve të ujit të lumit Shkumbin. Për këtë qëllim janë marrë kampione të ujit në 3 pika të segmentit të lumit Shkumbin nëpërmjet epruvetave dhe është dërguar në laboratorin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan ku edhe janë marrë rezultatet e para të këtij monitorimi të cilat do të bëhen publike në një workshop me pjesëmarrës nga të gjithë aktorët e përfshirë në projekt.

Ndotja e ambjentit nga mbetjet tona urbane të përditshme është një shqetësim real ku edhe janë marrë me dhjetra inisiativa dhe nisma për ta pastruar, por realiteti tregon që ndotja vazhdon dhe kjo ndodh kjo për disa arsye. Mungesa e infrastrukturës së duhur është një nga shqetësimet por shoqata AlbNatyra përveç këtij fakti ka si qëllim të ndërgjegjësojë dhe opinionin publik, komunitetin lokal,shkollat,bizneset dhe të gjithë aktorët e tjerë të përfshirë, për të treguar kujdes ndaj ndotjes por edhe për të kontribuar në mbajtjen pastër të ambjentit. Një nga temat që diskutohet në takimet e hapura me pjesëmarrësit, është dhe mundësia e ndarjes dhe riciklimit të mbetjeve në kushte të shtëpisë apo ambjentit të punës.

Gjatë kësaj periudhe prej 4 muajsh janë realizuar mbi 15 takime ku kanë marrë pjesë mbi 400 qytetarë në njësitë Shushicë dhe Labinot-Fushë ku vlen për tu theksuar që ka patur një pjesëmarrje të kënaqshme të moshës së re dhe e grave/vajzave.

Bashkëpunimi me aktorët e përfshirë ka qenë mjaft rezultativ sidomos me përfaqësuesit e Bashkisë Elbasan si dhe në Njësitë Administrative Shushicë dhe Labinot-fushë, një tregues që projekti po arrin të gjitha objektivat specifikë në përmirësimin e situatës së ndotjeve në Bashkinë Elbasan.

Krahas aktiviteteve të rëndësishme të këtij projekti, AlbNatyra me mbështetjen e ReLOaD do të realizojë në kuadër të “Javës Kombëtare të Ujit” më 5 nëntor një aktivitet në Njësinë Administrative Shushicë në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare Shushicë, ku është planifikuar dhe të bëhet një fushatë pastrimi në qendër të Shushicës e cila përveç se është një ndërhyrje me pastrim, më shumë është një veprim për ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve për një mjedis të pastër.

Ky monitorim u mbeshtet edhe nga Administrata e Zonave te Mbrojtura Elbasan.


Pregatiti ;   Inxh. Fatmir Brazhda

Posted by: | Posted on: June 24, 2019

Plan – Veprimi “Mbrojtja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane”

Në mbështetje të Programit Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën,Republikën e Maqedonisë së Veriut, Maline Zi dhe Serbinë. Shoqata AlbNatyra po zbaton nje miniprojekt të mbështetur nga UNDP dhe Bashkia Librazhd me titull “Mbrojtja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane”

Një nga aktivitetet kryesore të këtij miniprojekti është dhe monitorimi i ndotjeve urbane duke konstatuar vendgrumbullimet e mbetjeve dhe shkarkimet e ndryshme ndotëse në lumin Shkumbin.

Për këto arsye ekspertet e shoqatës AlbNatyra monitoruan 10 fshatra që shtrihen përgjatë pellgut ujëmbledhës të lumit Shkumbin, duke përcaktuar me GPS vendodhjen e mbetjeve dhe kryerjen e analizave laboratorike te gjendjes bakterologjike dhe të ngarkesës kimike të ujit të marrë në 4 pika të ndryshme në lumin Shkumbin. Grupi i punës në hartën dixhitale, përpunuar në GIS ka përcaktuar sipas verifikimeve në vend 136  pika në të gjithë përrenjtë dhe fshatrat që kanë vendgrumbullim të mbetjeve. Mbetjet që janë evidentuar në sasi por edhe në përbërje, janë mbetje të depozituara kudo për shkak të mungesës së infrakstrukturës së duhur. Ato  depozitohen nga familje, grupfamiljesh,bisnese etj. Nga verifikimet e realizuara rezulton se mbetjet janë kryesisht plastikë, qelq, metal, mobilje dhe mbetje bimore.

Pas kësaj faze eskpertët hartuan dhe një Plan – Veprimi që i dorëzohet Bashkisë Librazhd, i cili do ti shërbejë Bashkisë për të marrë masat e nevojshme dhe kryerjen e aktiviteteve të duhura për të reduktuar ndotjet urbane. Kontaminimi i ujërave sipas analizave laboratorike është mbi normën e lejuar, që do të thotë që lumi Shkumbin është i ndotur dhe përbën rrezik për infeksione si dhe ka ndryshuar dhe ekuilibrat ekologjike duke ndikuar habitatet ujore dhe ekosistemin e tij.

Dokumentet Raport monitorimi dhe Plani i Veprimit file:///C:/Users/User/Downloads/Plani%20i%20veprimit_%20v7.pdfu dorëzuan në Bashkinë Librazhd të shoqeruara me hartat dhe materiale të tjera promovuese.

Posted by: | Posted on: May 12, 2019

Takimi përmbylles “Mbrojtja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane”

Sot në Qendrën e Vizitorëve të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë u prezantua raporti përfundimtar dhe plani i veprimit për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Librazhd me qëllim reduktimin e mbetjeve urbane në Lumin Shkumbin.
E gjithë periudha e zbatimit të projektit përveç realizimit dhe tejkalimin e objektivave të përcaktuara, pati dhe një bashkëpunim shumë të mirë me Bashkinë Librazhd, AdZM Elbasan, Drejtoritë e Shkollave, IShMP, DShP të cilët duam ti falenderojmë për çdo mbështetje.
➡️UNDP dhe stafi ReLOaD, mbështetësi kryesor i këtij projekti ndoqi hap pas hapi zbatimin e tij duke udhëzuar dhe rritur kapacitetet organizative të shoqatës AlbNatyra, një kontribut mjaft i vlefshëm dhe i qëndrueshëm.
Projekti ” Mbrotja e lumit Shkumbin nga mbetjet urbane” u realizua në zbatim të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore (ReLOaD) në Ballkanin perëndimor i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe ky program zbatohet nga UNDP në 12 bashki në Shqipëri.

♻️☘♻️
#ReLOaD #UNDP #EuropeanUnionAlbania 
#BashkiaLibrazhd #AdZMElbasan 
#AlbNatyra

Posted by: | Posted on: April 30, 2019

Ndotja e lumit Shkumbin, reagon Shoqata AlbNatyra


 

Gjatë një monitorimi përgjatë brigjeve të lumit Shkumbin, Shoqata AlbNatyra ka fotografuar nga afër situatën e rëndë të ndotjes në këtë lum. Mbetjet plastike të varura nëpër pemë në të gjithë gjatësinë e lumit, të hedhura pa menduar aspak që po ndotim natyrën tonë. Kjo është panorama aspak e këndshme që i përket këtij lumi. Ndotja fillon që nga rrjedhja e sipërme e lumit dhe vazhdon deri në derdhjen e tij në det ( Laguna e Karavastasë). Lumi Shkumbin është një nga lumenjtë më të gjatë në Shqipëri me prurje të konsideureshme , i cili para 20 vitesh përdorej masivisht edhe për plazh, ndërsa sot jo vetëm që nuk përdoret për plazh por është kthyer në një kazan mbetjesh ku dhe rrezikon zhdukjen e llojeve të ndryshme të peshqve. Trofta e egër e lumit, tashmë si një specie në listën e kuqe po rrezikohet seriozisht drejt zhdukjes përfundimtare në këtë lumë.

Janë ndotjet masive, derdhja e ujërave të zeza dhe ndërtimi i Hec-ve që po rrezikojnë seriozisht për të mos e patur më të pranishëm këtë peshk në Lumin Shkumbin. Rreth 500 ton mbetje hidhen çdo vit në territorin e Bashkisë Prrenjas dhe Librazhd nga banorët e fshatrave dhe të dy qyteteve. Një ndotje kolosale që aspak nuk e ndihmon këtë zonë për zhvillimin e turizmit. Edhe pse shpeshherë është ngritur zëri për këtë fenomen tepër negativ, përsëri nuk ka inisiativa apo programe për ta përmirësuar sadopak atë.
Qeveria Shqiptare,Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po ashtu edhe institucione të tjera duhet të ndërmarrin patjetër një aksion kombëtarë ndërgjegjësimi të komunitetit, grupeve të ndryshme shoqërore, shkollave, bizneseve etj si dhe te merren masa për përmirësimin dhe shtimin e shërbimeve për pastrimin e fshatrave dhe lagjeve të ndryshme që i hedhin mbetjet në përrenjtë e fshatrave. Shoqata AlbNatyra merr përsiper të angazhojë të gjitha mundësitë e saj që të kontriboje sadopak në përmirësimin e kësaj situate kaotike mjedisore.

Përgatitur nga : Stafi i Shoqatës AlbNatyra
27.02.2018

Share
Translate »
error: KUJDES! Kopjimi eshte i ndaluar!
https://mostbet-uzbekistons.com, https://mostbet-oynash24.com, https://1win-azerbaycanda24.com, https://1xbet-azerbaycanda24.com, https://mostbetcasinoz.com, https://mostbetsportuz.com, https://1xbet-az24.com, https://1win-az-777.com, https://1winaz777.com, https://vulkan-vegas-casino2.com, https://1xbet-az-casino.com, https://1win-azerbaijan2.com, https://mostbet-az24.com, https://1xbetkz2.com, https://mostbetaz777.com, https://mostbet-az.xyz, https://pinup-az24.com, https://mostbetuztop.com, https://pinup-azerbaycanda24.com, https://mostbet-azerbaycanda.com, https://mostbetsitez.com, https://vulkan-vegas-erfahrung.com, https://1x-bet-top.com, https://pinup-azerbaijan2.com, https://1winaz888.com, https://mostbetaz2.com, https://1xbetaz3.com, https://vulkanvegas-bonus.com, https://kingdom-con.com, https://most-bet-top.com, https://1xbet-azerbaijan2.com, https://1xbetcasinoz.com, https://mostbet-kirish777.com, https://mostbettopz.com, https://mostbet-uz-24.com, https://mostbet-royxatga-olish24.com, https://vulkan-vegas-bonus.com, https://1xbetaz888.com, https://1win-qeydiyyat24.com, https://vulkanvegasde2.com, https://vulkan-vegas-spielen.com, https://vulkanvegaskasino.com, https://1win-azerbaijan24.com, https://vulkan-vegas-888.com, https://1xbetaz777.com, https://mostbet-azerbaycan-24.com, https://1xbet-az-casino2.com, https://mostbet-az-24.com, https://mostbet-ozbekistonda.com, https://pinup-bet-aze1.com, https://pinup-qeydiyyat24.com, https://1xbet-azerbaycanda.com, https://vulkan-vegas-24.com, https://pinup-bet-aze.com, https://mostbetuzbekiston.com, https://mostbet-azerbaijan2.com, https://mostbetuzonline.com, https://mostbet-qeydiyyat24.com, https://mostbet-azerbaycanda24.com, https://mostbet-azer.xyz, https://1xbetaz2.com, https://mostbet-azerbaijan.xyz, https://1xbetsitez.com, https://vulkan-vegas-kasino.com, https://1win-az24.com